“Swedish Nomad”: Ja arsyet pse duhet ta vizitoni Beratin

“Swedish Nomad” është një blog udhëtimi, të cilin e menaxhon Alexander Waltner. Alex është fotograf dhe bloger i njohur udhëtimi që e shëtit botën tërë kohën, qysh prej vitit 2014.

Blogun e ka filluar për ta ndarë pasionin e tij të udhëtimit dhe për t’i inspiruar edhe të tjerët ta eksplorojnë botën.

Alex shkruan mjaft shpesh për qytetet shqiptare në përgjithësi, të cilat ua rekomandon turistëve nga e gjithë bota që t’i vizitojnë.

Madje, pak kohë më parë ka shkruar se cilat janë disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, të cilat duhet t’i vizitoni, ka shkruar për Prizrenin etj., përcjell albinfo.ch.

Sidoqoftë, së fundmi ai ka publikuar një shkrim tjetër, të cilin ia ka dedikuar krejtësisht qytetit të Beratit.

Gjërat të cilat duhet t’i bëni në Berat

Ka plot vende historike që mund t’i shihni, por Alex ju rekomandon t’i vizitoni disa prej restoranteve vendase, kafeneve, punishte vere etj.

– Vizitojeni punishten e verës Nurellari

– Admirojeni arkitekturën unike të Beratit

– Shëtituni në lagjen Gorica

– Shëtituni në zonën Mangalem

– Vizitojeni kishën Shën Teodori dhe shijojeni pamjen

– Vizitojeni Manastirin e Shën Spiridhonit

– Vizitojeni Kështjellën e Vjetër

– Blini punime dore vendase

– Hani ushqim të shijshëm në “Home-Made Food Lili”

– Vizitojeni muzeun kombëtar ikonografik “Onufri”

– Shikojeni monumentin kulturor “Halveti Tekke”

– Mrekullohuni nga pamja e kishës ortodokse “Shën Demetrius”

Më shumë informacione për Beratin

Berati është qytet i lashtë historik, i cili ka shërbyer si vendbanim i ilirëve para më shumë se 2,400 vjetëve. Qysh prej atëherë, kultura dhe civilizime të ndryshme kanë ndikuar në qytet, ndërkaq vizitorët sot mund ta shohin arkitekturën e cila ka arritur t’i mbijetojë historisë.

Lagjet e vjetra të qytetit të vjetër janë Mangalemi, Gorica dhe Kala. Berati është listuar si një prej qyteteve më të bukura në Evropë, ndërkaq është shembull i mirë i një qyteti të ruajtur mirë osman.

Qyteti i vjetër i fortifikuar i Beratit është i mbushur me kisha e xhami të bukura, të cilat janë të dekoruara me ikona e piktura muri. Qysh prej vitit 2005, Berati është njohur si trashëgimi botërore edhe nga UNESCO.

Berati është krenari e madhe për historinë e kulturën shqiptare, ndërkaq aty keni mundësinë ta shihni një kombinim të mrekullueshëm të kulturave lindore e perëndimore. Shtëpitë e vjetra në Mangalemi dhe Gorica janë ndër gjërat më interesante që do t’i shihni.

Që të dy lagjet shtrihen në secilën anë të lumit Osum dhe në vitin 1780, ato janë lidhur nga një urë e bukur. Berati është gjithashtu i njohur për kishat grandioze bizantine, të cilat nuk duhet t’i lini pa i vizituar.

Fakte për Beratin

– Pseudonimet: “Qyteti i Një mijë Dritareve”, “Qyteti i Bardhë”, “Dritaret njëra mbi tjetrën”

– Popullsia totale: ~ 117,000

– Hapësira territoriale: 379.98 km2

– Historia: Berati ekziston prej shekullit 6-të Para Krishtit dhe është shfrytëzuar nga ilirët

Restorantet që duhet t’i vizitoni

Ushqime e verëra të shijshme ka me bollëk në Berat, prandaj, nëse jeni adhurues i ushqimit, sigurohuni t’i vizitoni disa prej restoranteve më të njohura të këtij qyteti:

– Restoranti Mangalemi

– Home-Made Food Lili

– Temi Albanian Food

– Heaven’s Kitchen

Disa prej ushqimeve tradicionale që mund t’i provoni janë pula me përshesh dhe çorba e Tomorrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne