“Ta Nea”/ Edi Rama, kryeministri me nënë greke, droga dhe “Shqipëria e Madhe”

“Ta Nea” , një prej gazetave më të vjetra dhe ndër më të rëndësishmet në Greqi, i ka bërë një profil të gjatë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Edi Rama: Kryeministri me nënë greke, droga dhe “Shqipëria e Madhe””, ishte titulli i të përditshmes greke.

Zjarr në marrëdhëniet grekoshqiptare hodhi me deklaratat e tij Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili nuk hezitoi për të gjykuar vdekjen e Kaçifasit dhe në vazhdimësi të atyre që shkuan në funeralin e vorioepirotit. Dhe siç e përshkruan ‘Star’ (televizion grek), Rama e karakterizoi Kaçifasin ‘të çmendur’ dhe “ekstremist’. Por, ama kartela e tij psikiatrike, nga viti i largët 1982, shkruan se vuante nga psikopatia agresive”, shkruan gazeta greke.

“Ta Nea”, shton se “Rama është i famshëm për miqësinë e tij e të errët me Sorosin, me të cilin është fotografuar familjarisht”.

Djali i një nëne himarjote, Ana Koleka nga fshati Vuno. Ai e shiti origjinën e nënën së tij, në kërkim të rritjes së votave të nacionalistëve. Ai është bërë i pamëshirshëm. “Akropoli u shpëtua nga një shqiptar” shkruan për ta mbështetur atë”, vazhdon shkrimi i gjatë i “Ta Nea”.

Nacionalist, populist, i korruptuar deri në palcë. Ai është bërë flamurtari i ‘Shqipërisë së Madhe’. Serbët, malazezët, maqedonasit dhe grekët janë në vëmendjen e tij, në përpjekjet e tij për çështjen e zgjidhur historikisht ‘Çamëria”.

“Ta Nea” e ka ilustruar shkrimin e saj edhe me këtë foto të Edi Ramës, “të pretenduar nga ish-kryeministri Sali Berisha, se është duke pirë kokainë, por që vetë Rama e quan montazh”.

Gazeta greke sjell në kujtesë faktin se, disa ditë para se të vritej Konstandin Kaçifas, dha dorëheqjen ministri i Brendshëm shqiptar (Xhafaj), por edhe faktin se në Shqipëri muajt e fundit ishte kapur një sasi rekord kokaine.

“Ta Nea” i ka bërë dhe një portret politik Edi Ramës nga fillimet tij si ministër i Kulturës, duelet elektorale si kryetar bashkie dhe deklaratave të tij antigreke.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne