“40 biznese në ditë, 1200 në muaj, mbyllen falë kontributit të kësaj qeverie”, shkruan sot Jorida Tabaku, deputete e zgjedhur e PD-së. Në një shënim të sajin në Fb si reagim pas qeverisë së re të saposhpallur nga Kryeministri Rama, Tabaku shprehet:

“Një dite pas bujës dhe spektaklit që na ofroi kryeministri i fytyrave të vjetra dhe qeverisë së vjetër, na vijnë të dhenat e fundit mbi bizneset që mbyllen në vend. Falë kontributit të qeverisjes deri më tani, 40 biznese në dotë, 1200 në muaj (18 000 në një vit) mbyllen prej taksave të larta, gjobave të qeverisë dhe korrupsionit.

Prandaj sado dhe sido që te arnohet qeveria e re, nuk mund të fshihet kriza ekonomike që përjetojnë bizneset. Kanë më pak të ardhura, më shumë taksa, më pak shitje dhe më shume gjoba e korrupsion. E njëjta muzikë si me investimet e huaja, më pak siguri dhe më pak investime dhe një ekonomi pa konsum. Deri më tani mbi 20 mijë punonjës në muaj mbeten pa të ardhura.”

Në përfundim, Tabaku shton një foto, për të ilustruar mendimin e saj: “Biznese të mbyllura në njësinë 8 Tiranë.”Image

10