Tahir Veliu kercenon Shqiperine dhe Kosoven

Tahir Veliu nga fshati Polac i Kosoves ne nje interviste qe ka dhene per portalin Kosovapress ka kercenuar Shqiperine dhe Kosoven qe te bashkohen ne nje shtet. Ne rast ne nuk bashkohen Tahiri qe vete e ka emrin turk por hiqet si shqiptaromadh, kercenon Shqiperine dhe Kosoven me masa te tjera, mesa duket ekstremiste. Ja disa pjese nga intervista e tij.

“Bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar është një proces në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe njëkohësisht është në përputhje edhe me integrimet evropiane. Kështu që reagime natyrisht se do të ketë, por duke e kuptuar procesin e bashkimit të Shqipërisë, atëherë natyrisht se do të kemi përkrahje edhe nga jashtë. Bashkimi i Shqipërisë është në përputhje edhe me interesat strategjike të shteteve të SHBA-ve, kështu që është një proces që do të realizohet”, theksoi ai.

“Organizimi i referendumit i takon Republikës të Shqipërisë, e cila e ka në Kushtetutën e saj aspiratën e kombit shqiptar për bashkim kombëtar. Ne i kemi dorëzuar dy kërkesa Republikës të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kërkesën për njësimin demokratik të dy shteteve dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm, si pjesë e procesit demokratik për një Shqipëri të Bashkuar. Ne nuk do të presim pafundësisht nga dy shtetet tona, nëse këta hezitojnë në realizimin e kësaj kërkese, atëherë ne do të marrim hapa të tjerë të mëvonshëm për jetësimin e këtij procesi”, potencoi ai.

Pritet te shihet se cfare do bej Tahiri i Polacit ne te ardhmen. Tahir Veliu eshte nje nga ata shume personazhe interesante qe prodhon Ballkani qe papritur shfaqen dhe te lene me goje hapur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne