Tahiri: Ja dokumenti që vërteton se nuk ka hetim ndaj meje

sh-ministri Saimir Tahiri ka bërë publike letrën që i ka mbërritur nga Prokuroria e Katanias që sipas tij, vërteton se ndaj tij nuk ka nisur asnjë procedim penal.

‘Më poshtë letra e Prokurorisë Katania ku sipas ish-ministrit pranon se nuk ka asnjë hetim ndaj meje. Po Prokuroria jonë si donte të më arrestonte me 48 orë letra gazetash????’, shkruan Saimir Tahiri në Facebook.

Dokumenti i mëposhtëm me këtë tekst:

I komunikohet kërkuesit Saimir Bashkim Tahiri, lindur në Shqipëri në datën 30/10/1979, nuk rezultojnë, deri në datën e kërkuar, nisje hetimesh nga Prokuroria që lëshon dokumentin.

Katania 23/10/2017

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne