“Takimi në kultura të përbashkëta Turqi-Kosovë” ndahen 50 biçikleta për nxënësit e Prizrenit

Kolegji i Shkencave të Stambollit (İstanbul Bilim Koleji) në kuadër projektit “Takimi në kultura të përbashkëta Turqi-Kosovë” me ndihmën e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) bëri shpërndarjen e 50 biçikletave për nxënës të Shkollës Fillore “Mustafa Baki” në Prizren, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Kolegjit të Shkencave të Stambollit, Rahmi Güler në fjalën e tij gjatë shpërdarjes së biçikletave duke falënderuar mësimdhënësen e shkollës “Mustafa Baki”, Serdan Kervan për bashkëpunim theksoi se ndihen të lumtur që janë mysafirë në një shtet mik si Kosova.

“Ndihemi tejet të nderuar që jemi me vëllezërit tanë këtu. Dëshirojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin me KDTP-në dhe me shkollën ‘Mustafa Baki’ edhe pas këtij projekti”, tha Güler.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Yağcılar gjatë fjalimit të tij duke falënderuar shkollën ‘Mustafa Baki’ si dhe drejtorin e Kolegjit të Shkencave të Stambollit për biçikletat e dhuruara fëmijëve të Prizrenit tha se do të vazhdojnë me realizimin e projekteve të tilla edhe në të ardhmen.

“Vërtetë është një projekt domethënës. Ndihemi të lumtur që kemi mundësinë t’i ndihmojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë me këto biçikleta që ta kenë rastin të jetojnë në mënyrë më të shëndetshme në këtë shekull të teknologjisë”, tha Yağcılar

Ndërkaq Güler duke njoftuar se ndodhen në Prizren si mysafirë të shkollës fillore “Mustafa Baki” së bashku me 15 nxënësit dhe 5 mësimdhënësit e kolegjit tha se 20 nxënësit dhe 6 mësimdhënësit e tyre nga kjo shkollë ishin mysafirë të kolegjit në Stamboll në javën e “23 prillit”, në kuadër të Festës së fëmijëve dhe sovranitetit kombëtar të Turqisë.

“Për momentin ndodhemi në Prizren. Pasi që erdhëm për vizitë këtu sollëm edhe biçikletat të cilat janë blerë me paratë e mbledhura nga nxënësit tanë për nxënësit me nevojë në kuadër të projektit të përgjegjësisë shoqërore. Sot do t’i shpërndajmë afër 30 biçikleta në bashkëpunim me KDTP-në. Ndërsa nesër do t’u shpërndajmë edhe 20 biçikleta nxënësve të shkollës ‘Mustafa Baki’”, tha Güler.

Ndryshe, Shkolla Fillore “Mustafa Baki” dhe Kolegji i Shkencave të Stambollit janë binjakëzuar në vitin 2015 dhe gjatë këtyre dy viteve kanë realizuar vizita të ndërsjella dhe projekte të ndryshme./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne