Takohen Sisi dhe Haftar, vlerësojnë zhvillimet e fundit në Libi

Lideri i forcave ushtarake në lindje të Libisë, gjenerali Khalifa Haftar, u takua me presidentin e Egjiptit, Abulfettah es-Sisi, me të cilin vlerësuan zhvillimet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Egjiptit, MENA, presidenti egjiptian Sisi dhe Khalifa Haftar janë takuar në pallatin Ittihadijje në kryeqytetin Kajro.

Në takim janë trajtuar zhvillimet e fundit në Libi.

Më 4 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi një operacion ushtarak për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.

Përleshjet në kryeqytetin Tripoli vazhdojnë që 10 ditë.

Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në përleshjet e fundit në Libi deri më tani kanë humbur jetën 121 persona si dhe janë plagosur 561 të tjerë.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne