Takohet grupi i përbashkët i punës për gazetarin Khashoggi

Zyrtarët sauditë dhe turq të grupit të përbashkët të punës për hetimin e rastit të gazetarit saudit të Washington Post, Jamal Khashoggi, i cili ishte zhdukur pasi që kishte hyrë në kryekonsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, janë takuar në Drejtorinë Policore të Stambollit.

Sipas informacioneve të siguruara, vazhdon hetimi gjithëpërfshirës me rastin e zhdukjes së gazetarit Khashoggi më 2 tetor.

Ndërkohë, grupi i përbashkët i punës i përbërë nga zyrtarët turq dhe sauditë ka filluar punën.

Zyrtarët saudit dhe turq të cilët kanë mbërritur në Drejtorinë Policore të Stambollit në orët e drekës, janë duke zhvilluar mbledhje.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne