Taksë edhe për garazhet nga 1 Prilli

Nga 1 Prilli faturës së taksave do t’i shtohet edhe ajo për garazhet apo ndërtesat e vjetra që nuk janë në përdorim.  Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në Ministrinë e Financave thotë se do të ketë rivlerësim të këtyre objekteve.

“Janë pasuri dhe si pasuri duhet të taksohen. Natyrisht edhe ligji ka autorizuar axhustim të vlerës së garazheve të apartamenteve të ndërtuara para vitit 1993 apo çdo objekti tjetër që përdoret për veprime tregtare, industriale etj. Garazhdet do të jenë me 60-70% e vlerës, pra do të merret parasysh edhe vlera e tregut të tyre”- theksoi Lera

Çdokush që gëzon të drjetë mbi pasuri të patundshme, do të paguajë 0.05% të vlerës së pasurisë, ndërsa bizneset do të japin 0.15% të saj. Por qeveria ende nuk ka vendosur se si do të vilet kjo taksë, edhe pse fillimisht u propozua që ajo të vijë përmes faturës së dritave, po diskutohet varianti për tu marrë edhe nga drejtoritë e ujësjellësit.

“Mund të përdorim agjentë për mbledhjen e kësaj takse ose t’a mbledhim vetë. Deri në këtë moment ne nuk kemi përcaktuar në mënyrë definitive kush do të jetë agjenti”– tha Lera për Tv Klan.

Niko Lera, drejtor i politikave fiskale, thotë se janë bërë gati 5 metodologji për të përcaktuar vlerën reale të pronës, që nga ato që janë deklaruar në hipotekë, kontrata e shitjes, e deri të çmimi referencial fiskal i vendosur nga qeveria për atë zonë.  Pas impelmentimit të metodës së re në fillim të prillit, skema më pas do të zgjerohet edhe me taksën për truallin, e pas disa kohësh edhe për tokën bujqësore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne