Talebanët sulmojnë një bazë ushtarake në Afganistan

Të paktën 17 ushtarë janë vrarë si pasojë e sulmit të militantëve talebanë ndaj një bazë ushtarake në qarkun Pusht Rod të krahinës perëndimore të Afganistanit, Farah.

Zyrtari Lokal i Push Rod, Gavsuddin Nurzey, në deklaratën e tij tha se pas sulmit të militantëve ndaj bazës ushtarake ka filluar përleshje.

Ai theksoi se në përleshjen e cila ka zgjatur rreth 4 orë kanë humbur jetën 17 ushtarë, ndërsa 10 të tjerë janë marrë peng nga talebanët.

Organizatave e militantëve talebanë ka marrë përsipër përgjegjësinë mbi sulmin, ndërsa zëdhënësi i saj Zabihullah Muxhahit, pretendoi se në sulm kanë humbur jetën 25 ushtarë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne