“Tanku Rus, i papërballueshëm për NATO-n”

Rusia do të ishte në gjendje që të mundte NATO-n nëse do të niste një Luftë e Tretë Botërore. Ky është mendimi i një eksperti ushtarak, i cili thotë se tanket ruse janë shumë të fortë për Perëndimin. Petri Mäkelä shprehet se edhe pse flota e tankeve ruse është ndërtuar në periudhën sovjetike (1950-1960) ajo është e papërballueshme për vendet perëndimore.

“Taktika ruse është e tillë: përqendron një forcë të madhe në një pikë nevralgjike të kundërshtarit dhe tanket e vogla të Perëndimit nuk i bëjnë dot ballë. Gjithashtu, tanku rus ka më shumë fuqi. Nëse do të niste një luftë sot, atëherë NATO-ja do ta kishte thuajse të pamundur të fitonte, pasi nuk ka arsenal të mjaftueshëm për t’u kundërpërgjigjur”, shprehet analisti ushtarak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne