TAP investon rreth 600 000 euro per rikostruksionin e gjimnazit te Bilishtit

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka rikonstruktuar nga e para dhe e ka
pajisur me sistem ngrohje qendrore shkollën “Fuat Babani” në Bilisht. Rikonstruksioni i kësaj
shkolle, me vlerë rreth 600’000 Euro, është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të
TAP dhe tashmë i ofron kushte shumë më të mira mësimi rreth 800 nxënësve.
Falë këtij investimi të TAP është realizuar rikonstruksioni i plotë i ambienteve të brendshme
dhe të jashtme të godinës së shkollës, mobilimi i ambienteve të brendshme, rikonstruksioni i
palestrës dhe instalimi i sistemit të ngrohjes qendrore. Duke synuar krijimin e një standardi
të ri përsa i përket sigurisë, TAP e ka pajisur edhe gjimnazin e Bilishtit me sistem alarmi për
zjarrin dhe shkallë për dalje emergjence.
Menaxheri i Përkohshëm i TAP për Shqipërinë, Michele Elia, tregon për rëndësinë që ka
përmirësimi i kushteve të mësimit për TAP, si një investim për të ardhmen: “Përveç ndërtimit
të gazsjellësit, TAP është i përkushtuar të përmirësojmë jetesën e komuniteteve pranë
gazsjellësit nëpërmjet investimeve sociale dhe mjedisore. Ne mendojmë se përmirësimi i
jetesës është i lidhur ngushtë me edukimin e brezit të ri. Për këtë arsye përmirësimi i
kushteve të shkollave dhe kopshteve ka qenë përparësi për investimet sociale dhe
mjedisore të TAP. Deri më sot kemi ndërhyrë në rikonstruksionin e plotë të katër shkollave.”
Drejtori i shkollës “Fuat Babani”, Hajdër Lilo, shprehet: “Shkolla ishte e amortizuar
krejtësisht. Nga mungesa e çatisë, zhvillimi i mwsimit nw katin e tretw ishte jashtw normales.
Të gjitha suvatë ishin të rëna dhe lagështia ishte tej normave. Tani gjendja është shumë e
mirë, kushtet janë shumë të mira. Kjo u arrit me financimin e Gazsjellësit TAP.”
Në realizimin e këtij investimi, TAP ka gjetur bashkëpunimin maksimal me Bashkinë e
Devollit dhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë, Bledjon Nallbati. Po i njëjti bashkëpunim
midis TAP dhe Bashkisë së Devollit po vijon gjatë realizimit të investimeve të tjera sociale
dhe mjedisore në këtë bashki.
Punimet për rindërtimin total të shkollës janë kryer nga dy kompani shqiptare. Abkons
kontraktori i TAP për projektet sociale, menaxhoi punimet e rikonstruksionit të shkollës dhe
AD-star shpk & Kefa shpk realizoi punimet ku u punësuan afërsisht 80 persona.
Shkolla “Fuad Babani” është shkolla e tretë që është rikonstruktuar nga e para si pjesë e
investimeve sociale dhe mjedisore të TAP. Në vitin 2015, TAP rikonstruktoi ambientet
sportive të shkollës “Andon Profka” në fshatin Seman. Në tetor të vitit 2017 u bë përurimi i
shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit ndërkohë që në nëntor të po këtij viti u
përurua shkolla “7 Dëshmorët” në Bashkinë e Roskovecit./a.ç

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne