Tarifat, shpallja e luftës tregtare nga Trump: precedenti, identik si ai i nisjes së Luftës së Parë Botërore

Mos jemi vallë ne prag lufte? Donald Trump i ka shpallur Bashkimit Europian luftë tregtare, duke i vendosur tarifa prodhimeve të BE-së që eksportohen në SHBA.

Presidenti amerikan nuk ka vendosur ende se sa do të tarifojë prodhimet euopiane dhe ato të huaja, por sipas gjasave gjithçka do të merret me detaje nga Departamenti i Tregtisë.

Thelbi i të gjitha tarifave janë natyrisht makinat, e bëhet fjalë për prodhimet gjermane që janë më të kërkuarat në tregun amerikan.

Presidenti Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emanuel Macron, me të cilin ka marrëdhënie më të mira, pasi me Merkel nuk flet fare dhe e ka një armike të hapur.

Biseda telefonike Trump-Macron ka zgjatur 1 orë dhe në këtë bisedë kreu i Shtwpisw sw Bardhw i ka thënë atij tw Elizesw se “tarifat janë të domosdoshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare”.

Ndërkaq në Bruksel janë zhvilluar negociata të forta ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe Japonisë, në nivelet e ministrave të Tregtisë.

Cecilia Malmstrom, Komisionerja për Tregtinë e BE-së ka deklaruar se “SHBA është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë kur dhe si do të vihen tarifa. Ne jemi aleatë me SHBA-në dhe kërkojmë të sillemi si të tillë”.

Pas kësaj është pëgjigjur Trump me një sarkazëm “vrasëse”.

“BE, ky bashkim vendesh shumë të bukura po negocojnë keq me ne për tregtinë. Po qahen për tarifat e çelikut dhe aluminit.

Nëse ulin ata barrierat për mallrat tona, edhe ne do të ulim tonat. Ka deficit të madh në këtë bilanc. Përndryshe do të taksojmë edhe makinat, gazin etj. Ta kenë të qartë”.

Edhe Kina është nxehur shumë nga rritja e tarifave pasi dëmtohet shumë.

Zhong Shan, ministri i Tregtisë së Kinës ka deklaruar se “do të marrim masa për të mbrojtur vendin tonë”. Ç’ka do të thotë se edhe Kina do të vërë barriera.

Lufta tregtare në fakt nuk është gjë tjetër veçse shkaku i luftrave të vërteta mes shtetesh.

Sot përplasja po bëhet për tarifat e çelikut dhe aluminit, e Lufta e Parë Botërore në 1914 nisi pikërisht si pasojë e përplasjes mes Francës dhe Gjermanisë për tarifat e qymyrit të Alsas-Lorenës dhe çelikut të Ruhrit. Dhe po për këtë nisi më pas edhe e Dyta në vitin 1939.

Ndërsa tani çështjet në lojë janë më shumë, pasi bëhet fjalë si për mallrat e konsumit, ashtu edhe makinat që janë një mall thuajse konsumi që nxjerr triliona dollarë.

Industria e makinave në SHBA është në krizë prej vitesh, e si pasojë edhe industria e çelikut në zonën e Liqeneve të Mëdhenj ndërmjet Michiganit dhe Ohios.

Makinat e tre emrave të mëdhenj në SHBA, Ford, GM dhe Fiat Chrysler nuk preferohen shumë nga amerikanët pasi kostoja është e shtrenjtë dhe blejnë makina europiane më të lira dhe ekonomike.

Gjithashtu industria amerikane preferon më shumë çelik kinez pasi është më i lirë sesa çelikun e uzinave të Liqeneve të Mëdha.

Kështu kriza është strukturore dhe jo thjesht tarifash. Industria amerikane nuk po e përballon konkurencën në treg dhe si e tillë po vendosen masa ekstra tregtare.

Mediat botërore konsiderojnë se jemi thjesht në prag lufte…/tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne