TASS: Rusia dhe Britania në janar do të fillojnë të këmbejnë diplomatët

Moska dhe Londra kanë arritur një marrëveshje për të rikthyer disa pjesetarë të stafeve në ambasadat e tyre përkatëse pasi në fillim të këtij viti vendet dëbuan dhjetra diplomatë, njoftoi të premten agjensia e lajmeve TASS, duke cituar të dërguarin rus në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyra Britanike e Jashtme dhe Ministria e Jashtme e Rusisë nuk patën ndonjë reagim të menjëhershëm për komentet.

“Ne kemi arritur një marrëveshje të përgjithshme se në janar do të fillojmë të rivendosim personelin diplomatik në Moskë dhe në Londër,” citoi TASS ambasadorin e Rusisë në Londër Alexander Jakovenko gjatë një intervistë televizive.

“Unë nuk jam i sigurt se kjo do të ndodhë për të gjithë të punësuarit, por të paktën gjysma e stafit do të revendoset në vend,” tha ai.

Mbretëria e Bashkuar dëboi 23 diplomatë rusë lidhur me akuzat se Kremlini qëndronte pas një sulmi me gas helmues nervor në mars ndaj ish agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin anglez Salisbury.

Rusia, e cila mohon çdo përfshirje në këtë helmim, dëboi një numër të njëjtë punëtorësh të ambasadës britanike si hakmarrje./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne