Taulant Muka nuk ndalet : I riu me mesatare 9.7, punon ilegalisht hekurkthyes në Britani (Foto)

Taulant Muka ka publikuar rastin e një të riu, i cili ndonëse kishte mbaruar studimet për Menaxhim Agrobiznesi dhe Ndërmarrjesh me mesatare 9.7, i është dashur të largohet në drejtim të Britanisë së madhe ilegalisht, për të punuar si hekurkthyes.

“I ri me potenciale, i diplomuar me mesatare 9.7 në Tiranë, por hekurthyes në Britani! Burg është pak për politikanët tanë të 28 viteve! Kjo politikë antishqiptare e trajton të riun si skllav, jo si potencial! Prindër dhe qytetarë, bashkohu nesër para parlamentit të mbrojmë të ardhmen e rinisë, rinia që na hapi sytë, rinia që na solli shpresën, rinia e të ardhmes! Ne duhet të gjithë ti themi JO shkatërrimit të dijes, JO shkatërrimit të të ardhmes së të rinjve, JO Genocidit të potencialit Shqiptar! Rinia, Intelektuali, Shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë më shumë! Nesër të gjithë bashkë para parlamentit!”, shprehet Muka.Më poshtë, mesazhi që studenti i ka dërguar Taulant Mukës, bashkë me listën e rezultateve të tij, të cilat duket se nuk i vlejtën aspak për t’u punësuar denjësisht në Shqipëri.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne