nga J. B. Gerald.

Në burgjet e Kanadasë gjendet sot një numër joproporcional i “Njerëzve të Parë” (banorët indigjenë kanadezë). Shoqëria vendase përkujdeset që ky fakt të mos duket si dicka e jashtëzakonshme. Mund të themi se indigjenët vendas të Amerikës së Veriut janë të burgosur politikë si brenda burgjeve ashtu edhe jashtë tyre. Madje kjo është e vërtetë edhe për të gjitha minoritetet e tjera. Madje me vazhdimësinë e luftës kundër terrorit, të gjithë kanadezët mund të gjejnë veten brenda një burgu politik.

Privilegji dhe paragjykimet qartësohen kur ne vëmë re që burrat dhe gratë indigjenë, të dëmtuar në paraburgimet e qeverisë (policisë) nuk janë ata shpesh paditësit ndaj gjyqeve për dëmtimet e shkaktuara. Kjo gjendje shtrihet në mijëra raste burgosjesh së Njerëzve të Parë, që vijnë nga një shoqëri që në mënyrë të padrejtë e trajton edukimin, kujdesin mjekësor, shërbimet sociale, ushqimin dhe strehimin për Njerëzit e Parë.

Ndryshe nga SHBA-ja, Kanadaja nuk ka përdorur burgime ekstreme afatgjata për udhëheqësit indigjenë me qëllim për të dekurajuar veprimet protestuese të lëvizjeve indigjene. Në SHBA, Leonard Peltier u dënua me dy burgime të përjetshme për një krim që me sa duket nuk e kishte kryer. Liderët jo-indigjenë amerikanë të tillë si Kennedy, Dr. King dhe Malcolm X, thjesht u qëlluan për vdekje, ndërsa figurat historike ikonë të Kanadasë si Louis Riel, thjesht u varën. Shumë nga liderët e indigjenëve në Kanada mbajnë profile relativisht të ulëta dhe i kanë shpërndarë nëpër hapësira tokësore shumë pak të banuara.

Grupi i vetëm i të burgosurve politikë kanadezë, që i afrohet kohëzgjatjes së dënimeve të të burgosurve politikë në SHBA, aktualisht janë kanadezët të cilët janë muslimanë. Ata nëpër burgje trajtohen keq dhe madje lihen bashkërisht me qentë nën kujdesin e agjencive të huaja. Në disa raste, agjencitë e sigurimit të Kanadasë kanë përdorur edhe torturën për të marrë informacionin e duhur. Nga ana e myslimanëve kanadezë që janë dëmtuar gjatë paraburgimeve kemi Maher Ararin që mori 11.5 milionë dollarë dëmshpërblim nga një gjykatë lidhur me përgjegjësinë e qeverisë kanadeze për torturimin e tij në Siri. Abdullah Almalki, Ahmed El Maati dhe Muayyed Nureddin morën secili shuma të përafërta për shkak të ndihmës që Kanadaja i kishte ofruar qeverisë siriane për arrestimet dhe torturimet pa prova. Omar Khadr do të merrte 10.5 milionë dollarë për shkak te bashkëpunimit të Kanadasë me SHBA- në në burgimin dhe torturimin e ti si fëmijë i mitur në Guantanamo.

Një nga paditë e Abousfian Abdelrazikut, të cilin qeveria kanadeze e kishte lënë në duart e torturuesve sirianë, u zgjidh nga gjykata në vitin 2017. Në vitin 2015 gjykata shqyrtoi një padi te ngritur nga Benamar Benatta, i cili ju dorëzua FBI-së me dyshimet për terrorizëm: ai ishte burgosur për 5 vite para se gjykata të vendoste se ai nuk kishte qenë terrorist. Daniel Ameziane, një algjerian i cili kishte kërkuar azil politik në Kanada, e ka paditur Kanadanë dhe i kërkon 40 milionë dollarë dëmshpërblim, për torturat së tij në Guantanamo, të cilat sipas tij vareshin nga informacionet e ofruara nga Kanadaja. Pesë myslimanë të ndaluar (të arrestuar pa prova) pa afat dhe në kushte ekstreme, nuk u gjetën fajtorë për ndonjë krim. Për aq sa dihet deri tani, ata nuk kanë ngritur ndonjë padi kundër shtetit për të kërkuar kompensim për shkeljen e të drejtave, vuajtjet dhe shkatërrim e jetëve të tyre.

Çfarë është e pazakontë në lidhje me persekutimin kanadez të myslimanëve kanadezë është se ata kanë disa mundësira të pakta për rishqyrtime të rasteve të tyre në gjykatat kanadeze mbi shkeljet e rënda të të drejtave të tyre njerëzore. Këtu unë do të përpiqem të përditësoj disa raste që faqja ‘nightslantern’ ka gjetur lidhur me muslimanët që jane shenjestruar nga SHBA dhe NATO nëpërmjet programeve për luftërat mbi terrorin në vendet muslimane. Rastet tregojnë zbatimin e një politike të jashtme agresive, e cila ka për qëllim përvetësimin me forcë të rezervave.

I injoruar tërësisht nga mediat është edhe rasti i Said Namouh i cili u arrestua në vitin 2007, dhe që sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, me gjasa për lirim me kusht vetëm pas dhjetë vitesh. Akuzat kundër tij ishin për pjesëmarrje në aktivitete terroriste. Megjithëse ai nuk kishte kryer asnjë krim dhune ndaj askujt. Asnjëherë nuk u gjendën prova që e lidhnin atë me dyshimet për pregatitje bombash apo me supozimet e prokurorisë për terrorizëm. Dëshmitari i vetëm dhe kryesor kundër tij ishte një ekspert izraelit i industrisë së mbrojtjes amerikane, i cili kishte analizuar hardiskun e Namouhut. “Krimet” e Namouhut ishin kryesisht komunikimet në internet, deklaratat personale, shoqatat ekstremiste, me fjalë të tjera, bindjet dhe besimi i tij. Ky rast i habit të gjithë, sepse është krejtësisht ligjore që të ketë besim dhe bindje si dhe është e ligjshme që edhe t’i shpërndash ato. Në vitin 2018 Namouhut iu mohua kërkesa e tij e parë për lirim me kusht; bordi i lirimit me kusht theksoi se të dhënat e tij në burg nuk ishin shembullore megjithese ai nuk ishte përpjekur të shqetësonte askënd. Bordi i lirimit me kusht (“La Commission des libérations conditionnelles”) nuk ka të ngjarë që ta shqyrtojë rastin e tij deri para vitit 2023. Megjithatë, këtu kemi shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave civile të të burgosurve. Jo sepse bindjet e Namouhut nuk janë ato të duhurat, të sigurtat, në disa raste edhe të paligjshme, apo edhe kundër interesave të sigurisë kanadeze, por sepse dënimi është i njëjtë me dëmimin e një vrasësi në seri. Ai nuk u gjend asnjëherë fajtor për vrasje masive apo akte dhune. Gjyqi i tij ishte një gjyq propagandistik, me një dënim propagandistik.

Një nivel tjetër turpi gjendet edhe tek padrejtësitë e dukshme të mekanizmit të certifikatave të sigurisë kanadeze (Canadian Security Certificates). Taktikat e ngjashme me Stasin apo Gestapon, nuk janë praktika kanadeze dhe qeveria ka qenë e përmbajtur nga përdorimi i mekanizmit të certifikatave që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri. Të pesë muslimanët e arrestuar nën mekanizmin e certifikatave të sigurisë kanadeze në vitet 2000-2003 janë liruar nga burgu përmes përpjekjeve të avokatëve të tyre, gjyq pas gjyqi. Pavarësisht nga sfidat e qeverisë, sistemi gjyqësor i Kanadasë ka mbrojtur disa nga përparimet e njerëzimit që nga epoka e errët. Përpjekjet e qeverisë për të justifikuar aplikimin gjyqësor të mekanizmit të Certifikatave të Sigurisë Kanadeze i kanë kushtuar taksapaguesve kanadezë miliona dollarë. Mohamed Harkat, ish i burgosur pa prova në vitin 2002 nën mekanizmin e Certifikatave të Sigurisë Kanadeze, sot jeton në arrest shtëpia me vendim gjyqësor, së bashku me gruan e tij, një kanadeze e lindur në Kebek. Jeta e tyre përballet çdo ditë me kërcënimin e vazhdueshëm qeveritar për deportim në Algjeri, ku besohet se do përballet me rrezikun e torturave vdekjeprurëse.

Përveç etiketimit të përcaktuar prej agjencisë së sigurimit të Kanadasë si i dyshuar për terrorizëm, çdo refugjat i kthyer në Algjeri dihet qartë se përballet me rrezikun. Në qershor të vitit 2018, Al-Jazeera raportoi se 13,000 emigrantë të lënë nga Algjeria në shkretëtirën e Saharasë brenda 14 muajve të fundit, i ishin nënshtruar me detyrim ecjeve të gjata pa ujë dhe ushqim. Përvoja e hidhur e arrestimit të Mohamed Harkatit pa akuza apo prova ka zgjatur vit pas viti. Ai u la në burg, në izolim, hyri në grevë urie, u la në arrest shtëpiak sipas urdhërimeve të gjykatës. Gruaja e tij dhe familja kanë përjetuar vuajtje të mëdha si dhe probleme financiare për shkak të borxheve. Nëse dikush dëshiron të shiojë torturat brenda në familje, ose të dijë sesi merret informacioni ose si përjetohet kërcënimi për të inkurajuar edhe bashkësinë muslimane për bashkëpunim me politikat qeveritare në kufijtë e gjenocidit atëhere e gjitha kjo gjerndet e perjetuar në jetët e Mohamed dhe Sophie Harkatit. Në një raport për Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së pranverën e kaluar, Nils Melzer (Raportuesi Special i OKB-së për torturën) theksoi:

“Kurdoherë që shtetet nuk ushtrojnë kujdesin e duhur për mbrojtjen e emigrantëve, për të ndëshkuar autorët ose për ofrimin e mjeteve juridike, ata rrezikojnë të kthehen në bashkëpunëtorë të torturave ose të keqtrajtimeve”.

Padrejtesitë e një procesi ligjor të ngritur nga qeveria kundër një grupi që u quajt nga media “Toronto 18”, shumë pak u bënë të njohura dhe nuk u sqaruan asnjëherë. Njerëzit kishin frikë të bënin pyetje të qarta lidhur me grupin e të miturve dhe të rinjve të cilët u trajtuan për një komplot të tmerrshëm nga disa prej agjentëve të policisë me pretendimin se kishin planifikuar dhe organizuar një sërë veprimesh terroriste përtej aftësive të cilitdo. Sapo cështja e arrestimeve u bë e njohur për gjykatën, gjyqtari vendosi një urdhër për mos raportim të detajeve të gjykimit dhe zbulimin e emrave të të pandehurve. Ky lloj izolimi për cështjen e të miturve duket se vazhdon të mbetet edhe sot në fuqi. Mekanizmi ishte gjithashtu një mjet për të mbajtur jashtë survejimit publik çdo informator të profilit të ulët dhe rolin që kishin luajtur në “komplot”, të cilin disa prej të pandehurve nuk arrinin madje as ta kuptonin. Krimet e pretenduara të “komplotit” ishin të tmerrshme dhe të frikshme, veçanërisht për një popullsi mosbesuese rreth luftërave amerikane dhe kanadeze kundër vendeve islamike, krimeve kundër të drejtës ndërkombëtare, fajin që rridhte nga roli i Kanadasë në “operacionin Desert Storm”, bombardimet e koalicionit në Irak, shkatërrimi i infrastrukturës civile të Irakut dhe privimet e fëmijëve të vendit nga e ardhmja. Deri në kohën kur SHBA-ja dhe koalicioni i saj pushtuan në vitin 2003 Irakun, Kanadaja e refuzoi pjesëmarrjen e plotë. Angazhimi i Kanadasë për të luftuar në Afganistan gjithashtu mund të konsiderohej bashkëfajësi në atë luftë agresore, dhe shumë nga grupi “Toronto 18” shprehën një zemërimi të fortë ndaj përfshirjes së Kanadasë në Afganistan. Pra, skenari “Toronto 18” ishte dukshëm i zbehtë dhe i paqartë, përveç pretendimeve për komplote dhe planeve që ju paraqitën kanadezëve të rinj, të cilët e kishin të lehtë që të manipuloheshin kollaj.

Njëmbëdhjetë qytetarë kanadezë të akuzuar nga gjykata u dënuan me burg. Akuzat kundër të tjerëve u hodhën poshtë ose u tërhoqën. Nga të akuzuarit, shumica e tyre u deklaruan fajtorë. Katër pretenduan pafajësinë e tyre, megjithatë u dënuan. Interesante ishte se secili rast ishte i ndryshëm, gjë që nuk mund të pritej prej një komploti. Akuzat u mbështetën fort në dëshminë e një informatori policor (një është paraqitur në versionin zyrtar). Të dënuarit nuk kishin njohuri ose mjete për të zbatuar veprimet terroriste për të cilat u shpallën fajtorë dhe veprimet e tyre kërkonin gjithashtu ndihmë profesionale të informatorëve të policisë. Ky version që u zbulua nga shtypi ma trazoi mendjen. Kjo padrejtësi e madhe mund të shpjegohet edhe nga fakti se informacionet mbi anëtarët e grupit “Toronto 18” mbeten shume pak të njohura.

Drejtësia e seancave të tyre gjyqësore në vitet 2009-2010 mund të vihet në pyetje edhe pas një vendimi të kohëve të fundit në Vancouver BC, i cili e gjeti RCMP-në (policinë kanadeze) në thelb përgjegjëse për aktet terroriste të kryera nga John Nuttall dhe Amanda Korody. Çifti, i cili ishte konvertuar së fundmi në Islam dhe po rikuperohej nga varësia e drogës, u prezantua me komplotin terrorist dhe shperndau informacione dhe materiale në mënyrë të fshehtë nga RCMP për të kryer krime terroriste. Tre apelime komfirmuan se vendimi i gjykatës më të ulët tregonte se RCMP në realitet i kishte futur ne kurth të pandehurit, të cilët më pas u liruan. Rasti i RCMP-së zbuloi “parodinë e drejtësisë”. Nga grupi i dëshpëruar “Toronto 18” do përmend vetëm tetë pjesëtarë të cilët u shpallën fajtorë dhe u dënuan:

I arrestuar që kur ishte 18 vjeç, Saad Gaya u deklarua fajtor në gjykatë në vitin 2010 dhe u dënua me 12 vite burg, perfshire edhe vitet paraprake të paraburgimit. Gajas do ti duhet të kryente edhe 4.5 vite të mbetura burg por u lirua me kusht pas 18 muajsh. Megjithatë, dënimi i tij u rrit nga gjykata në 18 vjet. Në vitin 2016, the National Post raportoi se atij iu dha lirimi me kusht për të vazhduar shkollën.

Mohamed Dirie i dënuar për kontrabandën e armëve në komplotin “Toronto 18”, u dënua me shtatë vjet duke përfshirë edhe kohën e paraburgimit. Ai u lirua në vitin 2011 dhe raportohet të ketë vdekur duke luftuar për “një grup ekstremist” në Siri në vitin 2013. Asgjë nuk është konfirmuar.

Zakaria Amara u deklarua fajtor në vitin 2009 me akuzat e komplotit kundër “kampit” dhe akuzat për “komplot me bomba”. Në vitin 2010 ai u dënua me 21 muaj burg për akuzën e parë pa futur kohën që kishte shpenzuar në paraburgim, dhe për akuzën e dytë u dënua me burgim të përjetshëm. Ai u burgos në Kebek dhe kishte të drejtë të kërkonte lirimin me kusht vetëm pas dhjetë vitesh. Në vitin 2013 Gjykata Supreme e Kanadasë refuzoi të rishqyrtojë dënimin e tij.

Fahim Ahmed, u dënua me 16 vite si dhe me kohën e paraburgimit. Sipas The Toronto Star lirimi me kusht ju refuzua kështu që duhej ta përfundonte të gjithë dënimin e tij dhe të lirohej në vitin 2018. Ndërsa sipas the National Post ai duhej të ishte liruar që në fillimin e vitit 2018. Deri sot në vitin 2019, nuk kam parë asnjë njoftim për lirimin e tij.

Shareef Abdelhaleem, i cili kishte pohuar me këmbëngulje se “nuk kishte pasur ndërmend të shkaktonte lëndime ose dëmtime trupore”, i kërkoi gjyqtarit që ta dënonte atë sikurse katolikët e bardhë …, U dënua me burgim të përjetshëm, përfshirë dhe kohën e paraburgimit dhe me të drejtën për të kërkuar lirimin me kusht vetëm pas dhjetë vitesh burg. Babai i tij, inxhinier i Energjisë Atomike të Kanadasë, i kishte ofruar gjykatës një garanci te madhe në valutë për Mohammad Mahjoub, të burgosurin e mekanizmit të certifikatave të sigurisë kanadeze. Përpjekja e babait të të burgosurit nuk u mor parasysh. Wikipedia citon fjalët e të burgosurit: “Unë jam personi i fundit në botë që mund të jem një kërcënim … e gjitha kjo gjë u bë për të impresionuar publikun, për t’u futur atyre frikë.”

Steven Vikash Chand, ish-rezervist i forcave kanadeze dhe musliman i ri i konvertuar, u shpall fajtor për pjesëmarrje dhe këshillime për mashtrime financiare në ndihmë të grupit terrorist. Ai u dënua me 10 vjet duke përfshirë edhe kohën në paraburgim. Dënimin e përfundoi në vitin 2011.

Pavarësisht mos përfshirjes serioze me grupin e komplotit, Asad Ansari u dënua në vitin 2010 me gjashtë vjet e pesë muaj për pjesëmarrje/ kontribut me një grup terrorist. Ai tashmë e kishte plotësuar dënimin. Ashtu si edhe shumë të tjerëve në grupin “Toronto 18”, kërcënimi i qeverisë për të hequr shtetësinë kanadeze u anulua nga një ndryshim qeveritar dhe miratim në 19 qershor 2017.

Saad Khalid u shpall fajtor në vitin 2009 me akuzën se kishte pasur qëllim që të shkaktonte një shpërthim dhe u dënua me 14 vjet burg duke përfshirë 7 vitet e kalura në paraburgim. Për të u tha se ishte radikalizuar në burg dhe gjykata ja rriti dënimin nga 14 në 20 vjet.

Këto janë dënime të gjata për jetët e njerëzve. Në këtë renditje nuk janë perfshirë tre persona të akuzuar dhe të shpallur fajtorë, shtatë të tjerë të arrestuar, një i liruar si dhe shumë të tjerë të shpallur fajtorë. Mund të supozojmë se shumica e atyre që janë shpallur fajtorë sot e kanë plotësuar kohën ose e kanë arritur datën për lirim me kusht dhe janë liruar në heshtje. Askush nuk pyet se pse këta fëmijë dhe të rinj të cilët kishin qenë njerëz të zakonshëm normalë, të imagjinonin përgjigje të tilla të tmerrshme nga shteti i tyre për krime që nuk i kryen asnjëherë./globalresearch/Gazeta Impakt

64