Banorët e një periferie në Houston nuk do të marrin fonde të dhuruara nga ndihmat që jepen për Uraganin Harvey nëse ata mbështesin bojkotimin e Izraelit, sipas një formulari aplikimi të nxjerrë në prag të stuhisë shkatërruese.

Qyteti i Dickinson, Texas, u tha qytetarëve dhe bizneseve të hënën se po pranojnë aplikime për “grante nga fondi i dhuruar bujarisht i ndihmës Dickinson Harvey” për riparimin e dëmeve nga stuhia.

Megjithatë, për të aplikuar për grantin, aplikuesit duhet të bien dakord për një numër pikash, njëra prej të cilave pohon se ata nuk duhet të bojkotojnë Izraelin.

“Duke zbatuar marrëveshjen e mëposhtme, aplikanti verifikon që parashtruesi i kërkesës: (1) nuk bojkoton Izraelin; dhe (2) nuk do të bojkotojë Izraelin gjatë periudhës së kësaj marrëveshjeje,” thuhej në formularin e aplikimit.

Bashkimi amerikan i lirive civile (ACLU) i kritikoi këto kushte dhe i quajti si shkelje e të drejtave të lirisë së fjalës.

“Kërkesa e Dickinsonit është një shkelje e ashpër e amendamentit të parë, që kujton betimet e besnikërisë së kohës së McCarthy, që kërkonin që amerikanët të hiqnin dorë nga anëtarësimi në Partinë Komuniste dhe format e tjera të veprimtarisë armike,” tha drejtori ligjor i ACLU Teksas, Andre Segura.

Pikat ka të ngjarë të rrjedhin nga një ligj i Teksasit i miratuar në maj, i cili kërkon që të gjithë kontraktorët e shtetit të vërtetojnë se nuk po marrin pjesë në bojkotin e Izraelit.

“Si partneri kryesor tregtar i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Teksasi është krenar për të riafirmuar mbështetjen e tij për popullin e Izraelit dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë historik … Politikat anti- izraelite janë politika kundër Teksasit dhe ne nuk do të tolerojmë veprime të tilla kundër një aleati të rëndësishëm, “tha Guvernatori Greg Abbott në ceremoninë e nënshkrimit.

Dickinson është një nga qytetet më të goditura në zonën e Hjustonit, sipas një raporti të shtatorit nga KTRK. Rreth 7,000 shtëpi dhe 88 biznese u dëmtuan rëndë, tha departamenti i policisë lokale. Qyteti i vogël është shtëpia e vetëm 20,000 njerëzve./ Gazeta Impakt

burimi:rt

25