Të dhëna të reja/Në Jasenovac u vranë 800 mijë serbë

Serbia duket se po ja del të tematizojë me terma të tjerë akuzën e vjetër ndaj kroatëve për vrasjen e serbëve gjatë Luftës së Dytë Botëore. Në një intervistë për televizionin serb, Pink Tv, profesor dr. Gideon Greif, kërkuesi kryesor në Institutin Shem Olam për Holokaustin, me qendër në Izrael, ka deklaruar se rreth 800 mijë serbë dhe 40 mijë hebrej janë vrarë në kampin e famshëm të Jasenovacit në Kroaci. Kamp i cili u krijua dhe u menaxhua nga ustashët, lëvizja nacionaliste kroate që drejtohej nga Ante Paveliç. Për shifrat e viktimave ka patur përherë debate mes serbëve dhe kroatëve, por sipas Greig, Jasenovaci, apo Aushvici i Ballkanit, ishte një perandori e vërtetë e vdekjes.

“Revizionizmi i të vërtetës së Jasenovacit përbën një vrasje të dytë për viktimat. Ne duhet të përqëndrojmë forcat tona kundër revizionizmit, në mënyrë që viktimat të mos bëhen sërish viktima. Në Jasenovac kishte 57 mënyra të ndryshme për të vrarë viktimat…Është një rekord botëror. Nuk ka patur ndonjë gjë të ngjashme në historinë e njerëzimit”, ka thënë Greif i cituar nga agjencia serbe “Beta”.

Sipas tij një komision i përbashkët serbo-kroat ka provuar se në Jasenovac dhe kampe të tjera u vranë 1.4 milionë njerëz, çka e bën përplasjen e tanishme mes të dyja vendeve të kuptueshme. Greif, ka vënë në dukje mizoritë e paprecedenta të Jasenovacit, për të cilin është thjënë se jo vetëm konkuronte, por edhe linte pas kampet naziste.

“Zinxhiri i kampeve i njohur si Jasenovac, vendosur në 46 km2, gjashtë herë më i madh se Aushvici, ishte reflektim i një mizorie të pastër. Ustashët e shijonin këtë mizori, ata shijonin të torturonin njerëz. Mund të them se ata e perfeksionuar vdekjen. Nazistët pëlqenin “vdekje të pastra”, ndërsa ustashët shijonin ndjesinë e vuajtjes së viktimave. Ata donin ta shihnin procesin e vdekjes së viktimave. Mund ta shohim këtë nga fotografitë të marra në Jasenovac, ndërsa gjermantët preferonin dhomat e gazit…që ishin nëse mund ta themi, një vdekje sterile”, ka shtuar Greif.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne