Duke cituar akuza të shërbimeve sekrete evropiane për “lidhjet ruse” të politikanëve austriakë, shumë vende evropiane i kanë mbajtur larg spiunët austriakë nga informacionet që kanë pasur në dispozicion. Kjo ka bërë që Vjena të humbiste informacione për një vizitë të kryer në Austri nga terroristi që sulmoi xhamitë në Zelandë të Re.

Forumi joformal i Evropës për shkëmbimin e informacioneve sekrete, Club de Berne, ka mbajtur informacione të fshehta nga BVT-ja austriake (Bundesamt für Verfassungsschutz und Terrorismusbekämpfung) për një pjesë të mirë të vitit, njoftoi drejtori i BVT Peter Gridling të hënën gjatë një paraqitjeje në gjykatë.

Ndërkohë që BVT u tërhoq nga klubi i shkëmbimit të informacioneve pas një bastisjeje policore të zyrave të tij në muajin shkurt 2018, anëtarët e tjerë të klubit Club de Berne vazhduan ti refuzonin informacionet e ardhura nga Viena edhe pas rivendosjes së marrëdhënieve.

Sipas Der Standard me bazë në Vienë, Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda kanë lobuar që BVT-në ta lenë në hije, sepse agjensia vendase e sigurisë mbikëqyret nga politikanët e Partisë së Lirisë (FPO), partnere e vogël e kualicinit të Kancelarit Sebastian Kurtz.

Ndërsa gjermanët janë fokusuar kryesisht me fjalimin e Ministrit të Brendshëm Herbert Kickl në një konferencë të vitit 2016 të Lëvizjes Identitare, britanikët dhe holandezët besojnë se FPO nuk mund të besohet për shkak të “lidhjeve me Kremlinin”.

Në vitin 2016, FPO nënshkroi një “traktat miqësie” me partinë e Bashkuar të Rusisë të Presidentit rus Vladimir Putin. Në gusht të vitit të kaluar, Putin ishte mysafir i veçantë në martesën e Ministrit të Jashtëm austriak Karin Kneissl, një tjetër zyrtar i FPO. Austria gjithashtu nuk pranoi as që të hypte në karrocën e sazeve të Britanisë së Madhe dhe të dëbonte diplomatët rusë gjatë çështjes Skripal 2018.

Sipas gazetës liberale, izolimi i BVT-së mund të shpjegojë se pse policia austriake nuk ishte në dijeni të vizitës së Brenton Tarrantit, një qytetar australian që akuzohet për vrasjen e 50 personave dhe plagosjen e 49 te tjerëve në sulmin ndaj dy xhamive në Christchurch të Zelandës së Re muajin e kaluar. Katër ditë pas sulmeve, Ministria e Brendshme e Austrisë tha se nuk kishte asnjë të dhënë për qëndrimin e Tarrantit në Austri. Vetëm disa orë më vonë, Der Standard publikoi disa nga fotografitë e udhëtimit të terroristit.

Shërbimet e inteligjencës së Italisë nuk trajtohen në të njëjtën mënyrë, sepse ato kontrollohen nga kryeministri Giuseppe Conte dhe jo nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini i “lidhur me Rusinë”, ndërsa spiunët amerikanë janë “shumë të rëndësishëm” dhe konsiderohen të pavarur nga presidenti Donald Trump, bëri të qartë Der Standard. Dikush në mënyrë fare të qartë nuk e ka konsideruar cështjen Mueller rreth Russiagate si një teori konspiracioni.

Sidoqoftë, kancelari Sebastian Kurz raportohet se tani po lëviz që ti vendosë shërbimet austriake të inteligjencës nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë. Nuk është e qartë nëse kjo do ta vendosë BVT-në në lupën e klubit Berne, megjithatë duhet pasur parasysh edhe refuzimi i fundit i Kurzit ndaj gazit natyror amerikan kundrejt atij më të lirit rus.

Klubi Berne përfshin brenda tij shefat e spiunazhit të të gjitha vendeve të BE-së, plus Norvegjisë, e cila është anëtare e NATO-s dhe jo e BE-së dhe Zvicrës neutrale./rt/Gazeta Impakt

15