A do të fillojë PAN ‘peshkimin’ e deputetëve?

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma (PAN) do ta ketë mjaft të vështirë që ta krijojë Qeverinë e re, për shkak të numrave të kufizuar që ka.

Ky koalicion në zgjedhjet e 11 qershorit ka fituar vetëm 39 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm për ta formuar Qeverinë edhe nëse i merr në koalicion të gjithë 20 deputetët minoritarë.

Edhe “Vetëvendosje”, si subjekti i dytë me më së shumti vota, nuk do të mundë ta krijojë e vetme Qeverinë edhe nëse i jepet mandati, shkruan Zëri. Andaj, për ta arritur një gjë të tillë cilido grup duhet të lidhë koalicion ose të sigurojë një numër të deputetëve të subjekteve të tjera.

Përderisa disa prej partive politike zotohen se deputetët e tyre nuk do të kontrabandohen, njohësit e çështjeve politike në Kosovë konsiderojnë se një gjë e tillë pritet të ndodhë. Ata thonë se “peshkimi” i deputetëve është shumë i lehtë me ofrimin e tenderëve apo shumave të majme të parave.

Jo shumë vite më parë kishte ndodhur edhe prishja e koalicioneve parazgjedhore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne