Të gjithë me Studentët: VIP- at përkrahin Protestën e Arsimit!

Protesta e studentëve ka gjetur përkrahje jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë të cilët kanë ndihmuar me ushqime e çadra, por dhe nga figura të shumta publike.

Disa prejt tyre kanë zgjedhur t’i mbështesin të rinjtë duke u shkuar pranë (kujto: Blendi Fevziu, Robert Aliaj) e të tjerë kanë lëshuar mesazhe përmes mediave sociale.

Rovela Dilo dhe Onat, fill pas fitores së çmimit “Kënga stil” në finalen e djeshme të “Kënga Magjike 2018” deklaruan në prapaskenë se trofeun ia dedikojnë studentëve.

Nga ana tjetër, moderatorja Eva Murati, e pranishme në protestën e djeshme, ndër të tjera shkruan në Instagram:

“Sot në protestë duke dokumentuar vetë momentet e bukura me bashkëmoshatarët e mi! Këtu ka vetëm shpresë, lumturi, grintë, nerv, pasion që ka qenë i heshtur kaq kohë e tanimë shpërtheu në sipërfaqe! Zemra mal për çdo gjysh, gjyshe dhe prind që bashkohej për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve të tyre.”

Klea Huta ndërkohë ka shpërndarë në Instagram Story thirrjen për t’iu bashkuar protestës së sotme:

“Dhjetori i dytë vazhdon…”

Në listën e të famshmëve pro protestës është listuar edhe Besa Kokëdhima , që pak orë më parë shpërndau një video- mesazh në Instagram për studentët.

Kokëdhima pati një moment tensioni me një prej komentueseve:

Të tjerë artistë që po motivojnë dhe mbështesin protestën janë:

Enca Haxhia

Fatma Haxhialiu

Aulona Musta:

Florjan Binaj:

Gentian Zenelaj:

Niko Komani:

Jona Spahiu:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne