“Të heqim anglishten nga BE-ja, të flasim frëngjisht”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka në plan të kthejë frëngjishten si gjuhë zyrtare të Bashkimit Europian.

Në fakt, gjuha franceze ka qenë gjuhë zyrtare të institucioneve europiane përpara se Britania e Madhe të bëhej pjesë e BE-së në 1973.

Wall Street Journal i ka dedikuar një shkrim propozimit të Macron dhe deklaratave të tij në ditën e “Frankofonisë”, një festë për gjuhën frënge në më shumë se 70 vende.

“Dominimi është i pashmangshëm”, tha Macron.

Për vite me radhë, frëngjishtja ishte gjuha kryesore e diplomacisë europiane, dhe Macron kërkon ta rikthejë në kohën e shkëlqimit.

Macron kërkon të vendosë disa rregulla, ta vendosë gjuhën frënge nëpër shkollat e BE-së si edhe t’i japë rëndësi frëngjishtes në institucione.

Macron ka një tjetër aleat brenda unionit që mbështet propozimin e e tij për të zëvendësuar anglishten me frëngjishten.

Është Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker i cili u shpreh pak kohë më parë se gjuha franceze nuk është pas anglishtes.

“Pse gjuha e Shekspirit duhet të jetë superiore ndaj asaj të Volterit?”, pyeti në mënyrë ironike Juncker.

Megjithatë zbritja nga froni e anglishtes është e vështirë, pasi anglishtja është prej vitesh gjuha kryesore në BE.

Wall Street Journal shkruan se 81% e dokumentave europianë janë në gjuhën angleze, 5% frëngjisht, 2% në gjermanisht dhe pjesa tjetër në 21 gjuhë të ndryshme. Dhe megjithatë vetëm 2.8% e stafit të BEpsë janë britanikë.

Ndërkohë, anglishtja vazhdon  të jetë gjuha që kryesore në Bashkimin Europian sipas të dhënave zyrtare.

Në mbi 80% të shkollave fillore dhe në mbi 95% e shkollave të mesme në BE, anglishtja mësohet përpara çdo gjuhe tjetër të huaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne