Të krishterët ortodoksë në Turqi dënojnë dhunën izraelite në Gazë

Komuniteti i krishterë ortodoks në provincën jugore Hatay të Turqisë ka dënuar dhunën e forcave ushtarake izraelite, që ka vrarë deri tani më shumë se 60 palestinezë gjatë protestave përgjatë kufirit lindor të Gazës.

Duke iu drejtuar gazetarëve në kishën e Shën Nikollës në rajonin e Iskenderunit, Can Teymur, kreu i Komunitetit Ortodoks të Iskenderunit tha: “Kemi qenë mjaft të trishtuar nga masakra që po ndodh në Gaza, veçanërisht në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e cila nuk po kursen as femijët dhe të moshuarit”.

“Ne, si të krishterë që jetojnë në Hatay, e dënojmë përdorimin e forcës vdekjeprurëse nga ana e Izraelit” tha Teymur./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne