A do të luajë Arabia Saudite në Liban me Haririn për të futur në luftë Izraelin dhe Hezbollahun?

nga Martin Jay.

Rrëmbimi i Haririt nga Rijadi po prodhon shumë lajme të rreme dhe po arrin sukses në rritjen e popullaritetit të tij në Liban. Por a ka dashur ndonjë princ saudit dhe djali i Trumpit që ta kenë atë si një poster muri në dhomën e gjumit në përpjekjen e tyre me qëllim që të mërzisin Hezbollahun?

Lajmi i fundit se Rex Tillerson, Sekretari i Shteteve të Bashkuara i ka kërkuar kryeministrit të Libanit të kthehet në Liban është i habitshëm, një histori që me siguri do të shkojë drejt skenaristëve të Hollivudit një ditë. Në të njëjtën ditë kur princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman (MBS) filloi spastrimin e tij për këdo që mund të vinte në pikëpyetje lidershipin e tij, ose që mund të financonte një fushatë për ta rrëzuar atë pasi ai të hypte në fron, avioni i Saad Haririt preku Rijadin ku u rrethua me shpejtësi nga policia saudite, e cila i sekuestroi të gjitha telefonat e tij. Në ditët në vijim, askush nuk mori vesh gjë për fatin e tij përvec një shkrimi që njoftoi dorëheqjen e tij të menjëhershme si kryeministër i Libanit, duke përmendur arsyen e papranueshme se kishte tentativa për ta vrarë.

Brenda javës, gazetarët e rajonit kryesisht ata të një linje me interesat e Arabisë Saudite, filluan me spekullimet e asaj se çfarë po ndodhte. Askush nuk di gjë, as krerët e shteteve evropiane, madje as Rex Tillerson, i cili aludon se Hariri është mirë.

Analistët janë të ndarë në dy kampe për atë se cfare e shkaktoi në të vërtetë dorëheqjen, e cila u pasua me një reagim të ashpër nga ata në Liban, të cilët besonin se ishte një punë e mirë për ta bërë Hezbollahun që të pajtohet me kabinetin e ministrave të propozuar nga Hariri. Me kalimin e kohës, teoritë e dy kampeve u zhvilluan në lëvizjen e orkestruar nga princi Muhamed bin Selman për të treguar Iranin se është ende i fuqishëm, duke përdorur dorëheqjen e Haririt si një mjet për të ri-balancuar gjeopolitikën saudite dhe iraniane. Teoria e dytë ka të bëjë më shumë me Arabinë Saudite dhe me atë që princi i ri i kurorës po vepron atje. Shumë besojnë se dorëheqja e Haririt, e cila erdhi në të njëjtën ditë të arrestimit të 11 princave, katër ministrave dhe miliarderit Nasser bin Aqeel al-Tayyar, është pjesë e planit goditës, pasi vetë Hariri dyshohet për lidhje me shumë biznesmenë që janë nën shënjestër. Disa spekulojnë se princi i kurorës po e heton dhe po shqyrton masa ndaj tij, dhe për këtë arsye duhet që ai të humbasë imunitetin si kryeministër i Libanit për tu ndjekur penalisht. Analistët e kësaj teorie thonë se Hariri duhet të mbahet pak derisa të pastrohet plotësisht dhe gjithashtu duhet të dëshmojë edhe besnikërinë e tij të përjetëshme ndaj MBS-it (MUhamed Bin Selman) dhe babait të tij.

Megjithatë, nëse plani i MBS-it është që të përdorë Haririn për të nxjerrë disa përfitime nga Irani, plani tashmë është i dështuar në një shkallë të madhe ashtu si shumë skema të komedisë së keqe të Rijadit në Siri, Jemen dhe Katar. Gjatë një jave të qëndrimit të Haririt në Arabinë Saudite, kryeministri libanez ka arritur aq shumë në unifikimin e libanezëve sa kurrë ai nuk ka mundur të shpresojë se do e bëjë në jetën e tij politike. Pa dyshim, hileja e Arabisë Saudite nuk kishte ndërmend që Hariri të fitonte popullaritet ndërpartiak në një vend aq delikat dhe të ndarë shumë keq në linja fetare. Në vetëm një javë, figurat udhëheqëse të Libanit kanë arritur shpejt një konsensus se ata vërtet kanë nevojë për Haririn, një pikë e cila është përsëritur edhe nga shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili po duket gjithnjë e më shumë gjate ketyre ditëve si një burrë shteti ku fjalimet e qeta dhe të matura tani po ndiqen nga i gjithë vendi në sajë të planit dinak të Rijadit.

A ka qenë vërtetë plani i princit të kurorës saudite për të rritur popullaritetin e Haririt dhe për t’i bërë fjalimet e liderit të Hezbollahut kaq tërheqëse?

Kushneri, princi saudit dhe lehtësirat

Lind pyetja se kush ose çfarë qëndron me të vërtetë pas këtij plani. Shumë ekspertë janë të shqetësuar nga mënyra se si Tillerson është i afruar me realitetin e asaj që po ndodh. Është sikur SHBA me të vërtetë mos jetë në të njëjtën anë. Ka një arsye për këtë. Besimi im është që Trump pothuajse tërësisht e ka kontraktuar Lindjen e Mesme me dhëndrin e tij, i cili qëndron prapa kësaj lëvizjeje të fundit në Liban. Vetëm disa javë para, Jared Kushner ishte në Riad ku kaloi pak kohë me MBS-in. Komploti Hariri është pjesë e një marrëdhënieje të re midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, të cilët po punojnë krah për krah me një strategji të re për të destabilizuar Iranin. Libani është një punë e pistë në këtë mes. Fruta që keputen kollaj. Pas dështimeve si në Siri ashtu edhe në Jemen, e ku mund të fitohet tjetër një plaçkë kaq lehtë vetëm me një të rënë shpulle nga Hezbollahu? Por marifeti vjen me një çmim shumë të lartë për të paguar kur dështon. Nëse truku e Libanit shkon keq dhe e bën Hezbollahun akoma edhe më popullor, a i dëmton ambiciet e MBS-it dhe Kushnerit për të goditur grupin shiit.
Ndoshta përgjigjja mund të gjendet tek Trampi. Që të kuptojmë me të vërtetë se çfarë po ndodh në mendjen e princit saudit, duhet të sqarojmë dy pika. Së pari, ngritja e tij e shpejtë në selinë e princit të kurorës është plotësisht për shkak të paraqitjes së tij si pro izraelit dhe pro amerikan, një udhëheqës i ri saudit i cili mund ta njohë shtetin e Izraelit nëse bëhet mbret, gjë e cila e shpjegon këtë sjellje fare qartë. Së dyti, një nga arsyet pse Trampi e pëlqen shumë MBS-in është se princi saudit kuptohet lehtë nga Trumpi. MBS-i është Trampi e Arabisë Saudite. Ashtu si presidenti amerikan, princi i kurorës është i pasigurt, i fiksuar me kontrollin dhe duket i vendosur që të jetë në faqet e para të gazetave pavarësisht nga pasojat. Ashtu si Trumpi edhe ai nuk ka respekt për median dhe është i zhgënjyer për veten dhe aftësitë e tij, veçanërisht përtej kufijve të vendit të tij.

Të biesh në gropën tënde

Gjithashtu është interesante të shihet se si obsesioni me goditjen e Iranit është një rreth vicioz ose një shpatë të cilën sauditët po e  afrojnë ngadalë për nga vetja; Ndërhyrja e Arabisë Saudite në rajon në pesë vitet e fundit e ka bërë Iranin dhe Hezbollahun akoma më të fuqishëm. Kuptohet, Rijadi tani e sheh Izraelin si partner në zgjidhjen e ceshtjeve të vjetra. Arabia Saudite dhe Izraeli kanë një qëllim të vetëm dhe të vetëpërcaktuar: të fitojnë vetërespektin dhe të instalojnë krenarinë e humbur nga humbjet me Iranin dhe aleatët e tij.
Ata të dy tani shohin se një luftë në LIban mund të dëmtojë grupin shiit e cila mund të rezultojë në një fitore të madhe për të ri-shkruajtur edhe një herë librat e historisë.

Ironia tjetër rreth historisë së Haririt është se ajo ndodhi pas rënies së ekonomisë saudite, e cila e hodhi Haririn përsëri në politikë, pasi sauditët nuk mundën ti paguajnë kompanisë së ndërtimit të Haririt 9 miliardë dollarët që kishte borxh. MBS-i është vlerësuar si “arkitekti i politikës së naftës në Arabinë Saudite”, e cila me mbiprodhimin e naftës i uli çmimet nga ideja për të luftuar kompanitë amerikane të shpimeve te naftes. Një tjetër plumb. Një tjetër shkelm. Një tjetër spazmë e mashtrimit dhe mohimit.

Natyrisht, nuk janë vetëm gazetarët e Arabisë Saudite të cilët po e tregojnë gjithë historinë e Libanit përtej domethënies së saj të vërtetë. Mediat kryesore të SHBA-së, si New York Times, thjesht nuk kënaqen me përdorimin e fjalës “luftë” në shumë prej titujve mashtrues, duke ngritur një pyetje të qartë: a ka një dinamikë të re e cila mund të përshpejtojë luftën e pashmangshme midis Izraelit dhe Hezbollahut?
Përgjigjja nuk është e menjëherëshme. Ndërsa akademikët libanezë si Dr Jamal Wakim ndajnë mendimin e tyre se Izraeli do ta pushtonte Libanin në 12 muajt e ardhshëm, sauditët besojnë se një bllokadë ekonomike ndaj Libanit do të kishte rezultate shumë më efektive në destabilizimin e vendit duke shkaktuar kaos që mund të dobësonte Hezbollahun, duke siguruar kështu momentin e përkryer që Izraeli të godasë nëse Hezbollahu detyrohet të marrë kontrollin mbi Libanin. Megjithatë, kjo është një situate e rrezikshme. Dhe tashmë duket sikur nuk mund të funksionojë pasi historikisht, libanezët gjithmonë kanë mbështetur Hezbollahun kur vendi ka qenë i kërcënuar. Ata nuk janë aq të cmendur që të mos e shohin se imponimi i krizës financiare me përpjekjet për të goditur ekonominë, tregtinë dhe remitancat nga jashtë në të vërtetë është një akt lufte në vetvete. Por Lindja e Mesme është një rajon i konsumuar me lajmet e rreme, gazetarët e çeqeve si dhe me ata në Perëndim që vetëm i japin krizës një vështrim të përciptë me idenë të mashtrojnë në tregimin se “Hezbollahu i ka shpallur luftë Arabisë Saudite” lajme të cilat shumë gazeta me plot bindje dhe turp i publikojnë. Vetëm prania e Hezbollahut, e lëre më forca ushtarake të tjera janë të mjaftueshme për të spastruar sauditët. Kjo është e qartë. Gjëja më e mençur që MBS dhe Kushner mund të bëjnë tani është të ulin balonin e Haririt duke e bërë një poster të dhomës së gjumit si Che Guevara, para se të jetë tepër vonë që ta dërgojnë atë në Liban për të negociuar një marrëveshje, pasi sigurisht ai do të arrijë shumë më tepër në Bejrut se sa nga qëndrimi i tij në Rijad. Por Tillersonit i duhet gjithashtu të ndërhyjë, më mirë se të paralajmërojë se Sauditët po shkaktonë një luftë armiqësore në Liban para se të jetë tepër vonë që sauditët të tërheqin tërë rajonin drejt një luftë të re e cila kurrë nuk mund të fitohet nga Arabia Saudite dhe aleati i saj i ri. Kush e di? Mbase një ditë do fillojmë të besojmë rrenat e New York Times. Por mos e mbani frymën tuaj.

Martin Jay është gazetar britanik fitues i disa çmimeve me qendër në Bejrut, i cili punon i pavarur për një numër gazetash britanike, sic ka punuar edhe më parë për Al Jazeera dhe Deutsche Welle TV. Para Libanit, ai ka punuar në Afrikë dhe Evropë për CNN, Euronews, CNBC, BBC, Sunday Times dhe Reuters./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne