“Të paguarit” e Sorosit dhe Gjermanisë duan të izolojnë Shqiperinë nga Rusia dhe Turqia

TIRANË, 16 nëntor – Vendi i Ballkanit Perëndimor me një pozicion gjeografik kyc, Shqipëria është terreni gjeopolitik që mund të jetë nën ndikime të ndryshme të Perëndimit apo të Lindjes, por shteti anëtar i NATO-s aspirant për në BE tashmë e ka bërë të qartë rrugën e tij të ardhshme dhe nuk ka Plan B për tu zhvendosur me Lindjen, thanë ekspertët ditën e enjte gjatë një konference ku diskutuan gjeopolitikën në Shqipëri dhe në rajon.

“Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka plan B”, tha Remzi Lani njeriu i Sorosit njëkohësisht kreu i Institutit Shqiptar të Medias në konferencën e organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare (AIIS) dhe gjermanët e Fondacionit Friedrich Ebert (FES), të cilët duan të vendosin fatin e tre milion shqiptarëve.

“Ne nuk i kemi sytë tanë të hedhur nga Turqia, Rusia apo Kina. Për ne është vetëm Europa, gjë e cila na bën ne vertetë një pikë vështirësie të ndikimit të Rusisë,” shtoi soroisti Lani.

Duke studiuar mundësinë e një lufte të re të ftohtë për shkak të ndikimit të Rusisë, ndikim i cili qartësisht po duket në rritje sidomos pas aneksimit të Krimesë, soroisti Lani pranoi se marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes kanë arritur një nga pikat më kritike, por tha se ishte ende herët për të folur për një të luftë te ftohtë pasi “që tani po jetojmë në një botë ku ka më shumë rëndësi të flitet për ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut dhe kapitalizmin etj”

Eksperti i medias, zari i Sorosit paralajmëroi se ndikimi i Rusisë në rajon prek edhe Shqipërinë.

Tashmë Rusia ka një ndikim të fortë në Serbi, Mal të Zi dhe pjesërisht në Maqedoni. Rusia tani po kërkon të ndërhyjë në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht përmes fuqisë së butë, duke blerë gazetat dhe mediat dhe duke ndikuar në perceptimin e publikut përmes propagandës, tha soroisti Lani.

Koferenca e drejtuar nga Albert Rakipi, kreu i AIIS dhe Wulf Lapins, drejtori i FES në Shqipëri, priti mjaft studiues dhe ekspertë vendas, soroistë dhe ndërkombëtarë, të cilët dhanë prezantime mbi tema të tilla si “Interesat e Turqisë dhe ndikimi në Ballkanin Perëndimor”, “kthimi i gjeopolitikës në Ballkan”, “energjia është një mjet gjeopolitik në Shqipëri dhe Ballkan” dhe “ndikimet e vendeve jo perëndimore në Shqipëri si Kina, Rusia, Turqia dhe vendet e Gjirit”.

Me pjesëmarrje kryesisht nga soroistët, studentët dhe ekspertët e rinj të gjeopolitikës, konferenca ofroi pikëpamjet vendase, evropiane dhe anti Lindore mbi rëndësinë e gjeopolitikës në arenën politike, influencën e ‘fuqive të mëdha’në rajon në këtë kohë dhe në të ardhmen, si dhe mënyrën se si publiku e percepton këtë ndikim me ndihmën e medias.

Për të ruajtur Shqiperinë nga ndikimi i Rusisë, Turqisë apo vendeve të tjera të fuqishme lindore, studiuesi i AIIS, Ledion Krisafi hodhi dritë mbi gjeopolitikën nga një pikëpamje tjetër. Ai u fokusua tek energjia si mjet gjeopolitik i Shqipërisë dhe rajonit.

“Para se të flasim për energjinë si një mjet gjeopolitik në Shqipëri, duhet së pari të shohim sigurinë energjetike të Shqipërisë”, tha Krisafi, duke theksuar se varesia tek sistemi hidroelektrik i Shqipërisë nuk e bën vendin të sigurt.

“Pavarësisht nga lejimi i ndërtimit të hidrocentraleve, siguria e energjisë në Shqipëri nuk është e garantuar në planin afatgjatë. Varësia tek energjia mund të nënkuptojë shumë mirë varësinë politike siç është rasti i Ukrainës me Rusinë prandaj BE duhet të sigurohet që vërtet ka diversitet në burimet nga të cilat rajoni i Ballkanit merr energjinë e tij”, tha Krisafi duke vënë në dukje rëndësinë e prjektit TAP, i cili tashmë është në fazën e tij të ndërtimit ku planifikohet të sjellë gazin e Kaspikut, nga Lindja për në Shqipëri dhe Evropën Perëndimore në vitin 2020.

Studiuesi Enri Hide tha se Kina nuk e sheh Ballkanin në kontekstin gjeopolitik, por kryesisht e sheh si kontekst gjeo-ekonomik, duke u fokusuar në investime, transport, shkencë dhe kulturë me synimin e rritjes në bashkëpunimin ekonomik duke lënë një “derë te hapur” që do ti mundësojë Kinës përfshirjen në tregjet perëndimore.

Sipas Hides, Turqia ka tendencën të forcojë lidhjet ekzistuese dhe historike në rajon.

“Turqia, nga ana tjetër ndjek doktrinën e ‘thellësisë strategjike’, në të cilën rëndësia e secilit shtet lidhet me pozicionin e tij gjeostrategjik dhe rëndësinë historike”, tha Hide.

Studiuesi gjithashtu theksoi rritjen e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar dhe efektet e forta gjeopolitike që janë prodhuar në Ballkan, veçanërisht që nga viti 2012 por ai nuk theksoi islamofobinë, diskriminimin dhe shtypjen që u bëhet myslimaneve shqiptarë nga qeveria aktuale.

Aktualisht, vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë në fazën e negociatave me Komisionin Evropian nga gjashtë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, shumica e të cilëve janë në përpjekje e sipër për anëtarësim që prej më shumë se një dekade.

Perspektiva për pranimin e shpejtë te Shqipërisë është pesimiste duke marrë parasysh zhvillimet e brendshme në bllok me Brexitin, krizën e emigrantëve dhe atë financiare, si dhe populizmin në rritje, pa marrë parasysh këtu korrupsionin, kriminalitetin, zbatimin e ligjit, shtypjen e të drejtave dhe lirive fetare në vendin tonë.

Me satusin zyrtar të kandidatit për në BE që nga mesi i 2014, Shqipëria ka shprehur një zhgënjim gjatë vonesave në nisjen e bisedimeve të pranimit, pasi Komisioni Evropian ka vendosur zbatimin e reformës të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit si kritere kyç./ Gazeta Impakt

burimi:tiranatimes

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne