Të pasurit e Arabisë Saudite transferojnë depozitat e tyre jashtë vendit

Programi i fundit Arabisë saudite për tu përballur me korrupsionin, shumë nga princat saudite dhe afaristët e Arabisë saudite kanë nisur transferimin e depozitave të tyre në vende të tjera jashtë shtetit.

Sipas një artikulli të Bloomberg, shumë nga princat sauditë dhe afaristët e njohur të këtij vendi, së bashku me këshilltarët e tyre janë duke transferuar pasuritë në vende të tjera nga frika e konfiskimi të tyre pas fushatës së Riadit në luftën kundër korrupsionit. Njëmbëdhjetë princa sauditë, 4 ministra dhe dhjetra ish ministra janë ndaluar bëjnë të ditur mediat arabe. Arrestimi i tyre vjen disa orë pasi komiteti i ri antikorrupsion i kryesuar nga princi i Kurorës Muhamed bin Selman e emërua me dekret mbretëror. Momentalisht nuk jepen emrat e personave të arrestuar. Nuk është e qartë arsyeja përse janë ndaluar princat dhe ministrat ndërkohë transmetuesi Al Arabia deklaroi se kanë nisur hetime lidhur me përmbytjet e 2009 në Xhedah, shpërthimin e virusit Mers i cili u përhap në Arabi në 2012, shkruan BBC Komiteti i ri anti-korrupsion ka të drejtë të lëshojë urdhër arreste dhe të ndalojë udhëtime, raporton agjencia shtetërore saudite SPA. Për momentin Arabia Saudite ka mbyllur 1,700 llogari bankare të personave që akuzohen për korrupsion./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne