Të premten, më 27 korrik pritet të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor në shekullit 21, “Hëna e Përgjakur”.

Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) njofton se më 27 korrik do të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor për këtë shekull “Hëna e Përgjakur”.

Eklipsi është një fenomen i rrallë që ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli vendosen në një linjë. Eklipsi i ri hënor pritet të zgjasë 1 orë e 43 minuta, duke u bërë kështu eklipsi më i gjatë në këtë shekull.

Hëna gjatë këtij momenti do të marrë pamje të kuqe e cila njihet si “Hëna e Përgjakur”.

Eklipsi do të mund të shikohet në pjesën më të madhe të botës përveç në Amerikën Veriore dhe do të jetë 27 minuta më i gjatë nga eklipsi i muajit janar.

Burimi: AA

43