Të presim të vijë pranvera? Luftanija e re amerikane bllokohet në ujrat e ngrira të Montrealit

Klima kanadeze duket se është tepër e ashpër për Marinën e SHBA-së, pasi një nga anijet e saj më të fundit u gjet e mbërthyer nga akulli në ujrat Montrealit dhe rrezikon të kalojnë aty gjithë dimrin para se të fillojë të lundrojë përsëri.

Luftanija amerikane Little Rock është një anije e re dha ka qenë pothuajse jashtë detyrave të saj ushtarake. Udhëtimi i saj i parë për në portin Mayport në Florida nga Nju Jorku u caktua më 16 dhjetor, por u shty për tri ditë për shkak të motit.

Luftanija 118 metroshe u përball gjithashtu me disa sfida gjatë rrugës për në Montreal, por megjithatë arriti në mënyrë të sigurt më 27 dhjetor. Në qytet nuk duhej të kalonte më shumë se një ditë, por moti i prishi përsëri planet e ekuipazhit. Luftanija Little Rock e gjeti veten të bllokuar nga akulli dhe tani i duhet të presë pranverën që të shkrijë akulli dhe të vazhdojë lundrimin.

“Kushtet ekstreme të motit penguan që anija të niset nga Montreali herët këtë muaj dhe kushtet ekstreme po vazhdojnë të intensifikohen”, tha një zëdhënës i marinës për mediat. Zyrtari shtoi se anija do të qëndrojë aty “derisa të përmirësohen kushtet atmosferike të dimrit dhe anija të jetë në gjendje të kalojë në mënyrë të sigurtë përmes ngushticës të Shën Lorencit”. Megjithatë sezoni i lundrimit zakonisht mbyllet në janar dhe hapet vetëm në mars.

Përveç brishtësisë që kanë anijet amerikane për të përballuar akullin, marina amerikane ka edhe disa çështje të tjera për të zgjidhur.

Luftanijet amerikane janë përfshirë vazhdimisht në përplasje, ku të paktën tre prej tyre ndodhën vetëm vitin e kaluar. Dy perplasjet e fundit ndodhën në verë, ku u përfshinë luftanija Fitzgerald dhe luftanija John S. McCain, duke lënë të vdekur 17 anëtarë të ekuipazhit. Të dy incidentet u deklaruan “të shmangshëm”, tha një raport i Marinës në nëntor. Raporti rekomandoi më shumë gjumë dhe trajnime të përmirësuara për marinarët./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne