L. Ali Khan

Në Amerikë, Islamofobia është frika dhe urrejtja e Islamit dhe muslimanëve që mbizotëron në mesin e amerikanëve të krishterë dhe hebrenj. (Ateistët që vënë në dyshim vetë nocionin e fesë kanë ndoshta më pak gjasa për të zgjedhur Islamin si një objektiv të veçantë për denigrim.) Shumica e të krishterëve dhe hebrenjve amerikanë nuk e kanë frikë dhe as nuk e urrejnë Islamin apo muslimanët. Në fakt, shumë organizata ndërfetare të krishtera dhe hebraike angazhohen në mënyrë aktive në zhdukjen e islamofobisë. Hebrenjtë amerikanë e kuptojnë se edhe ata do të jenë një objektiv kryesor, siç demonstrojnë vandalizmat e fundit të varrezave dhe kërcënimet me bombë, në qoftë se Islamofobia fiton intensitet dhe vrull. Po kështu, Mormonët, Hindutë, Siksët dhe grupet e tjera të pakicave fetare që jetojnë në Amerikë kanë frikë për sigurinë e tyre, ndërsa urrejtja për Islamin po përfshin kombin.

Islamofobët më të shëmtuar amerikanë që zënë fushat e shquara shoqërore, politike dhe intelektuale janë të njohur në botë, nëse jo për popullin e Shteteve të Bashkuara: Ata janë Steve Bannon (irlandez katolik), Robert Spencer (grek katolik), David Horowitz (hebre), Pamela Geller (hebreje), David Yerushalmi (hebre), Frank Gaffney (irlandez katolik), Steven Emerson (besim i panjohur), Daniel Pipes (hebre), Sean Hannity (irlandez katolik) dhe Bill O’Reilly (irlandez katolik) . Ka mjaft islamofobë të tjerë, më pak ekstravagant por jo më pak të egër, që zënë në mënyrë të vendosur postet në media, legjislaturë, televizione dhe pozicione akademike.

Këta islamofobë llafazanë shkruajnë libra, sponsorizojnë seminare dhe shkruajnë opinione; disa nxisin shtetet për të miratuar legjislacionin anti-Sheriat, disa financojnë lëvizje politike anti-islamike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, disa japin komente në radio dhe televizion, duke shprehur rreziqet e Islamit, dhe disa mbrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë persekutimin dhe dëbimin e muslimanëve amerikanë.

Një pasqyrë e shpejtë e islamofobëve të dëmshëm të listuar më sipër, tregon se ata janë kryesisht meshkuj të bardhë, dhe kryesisht irlandezë katolikë apo çifutë. Është ironike se si këta, islamofobët më të shëmtuar, harrojnë se hebrenjtë, katolikët, dhe irlandezët – komunitetet e tyre – kanë përjetuar histori të dhimbshme të diskriminimit, paragjykimit, urrejtjes dhe refuzimit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Anti-semitizmi është frika dhe urrejtja e hebrenjve. Hibernofobia është frika dhe urrejtja e irlandezëve. Është një pyetje psikiatrike, nëse jo psikozë, se pse pasardhësit e viktimave të anti-semitizmit dhe Hibernofobisë janë shndërruar në islamofobë me qëllim të keq.

Të profilizosh është natyrshëm e padurueshme dhe një përgjithësim i diskutueshëm në këndvështrimet morale dhe empirike. Të profilizosh do të thotë të paragjykosh, ndoshta mban pak gjurmë të së vërtetës, por është pothuajse gjithmonë mbi-përfshirës – një rrjetë peshkimi që kap të ndershmit dhe jo të ndershmit. Steriotipet si “afrikano-amerikanët janë të dhunshëm”, “amerikanët vendas janë alkolikë” dhe “muslimanët janë terroristë” – të gjitha janë të urryera dhe të gabuara. Në këtë listë të dyshimtë steriotipesh, unë nuk kam ndërmend t’i shtoj irlandezët katolikë dhe hebrenjtë si islamofobë.

Por pyes veten: Kur Sean Hannity dhe Bill O’Reilly shfryjnë kundër Islamit apo muslimanëve me qëllim që të helmojnë zemrat dhe mendjet e shikuesve të Fox, a mendojnë ata ndonjëherë njëkohësisht për irlandezët, katolikët apo komunitetet e irlandezëve katolikë? Kur Daniel Pipes dhe David Horowitz intelektualizojnë urrejtjen kundër Islamit dhe muslimanëve, a mendojnë ata ndonjëherë në të njëjtën kohë për intelektualizmin e ngjashëm të urrejtjes ndaj hebrenjve evropianë, të cilët u përballën me dëbimin dhe shfarosjen? Në këtë pikë, në një rrjedhë të lirë të vetëdijes, unë jam duke menduar për Ben Carson, një afrikano-amerikan, duke folur në delir kundër refugjatëve sirianë dhe duke e shpërfillur skllavërinë afrikane si një formë e emigracionit të paligjshëm.

Prodhuesit e islamofobisë mund të dallohen nga konsumatorët e islamofobisë. Prodhuesit janë me arsim të lartë apo individë me pushtet, të tillë si Steve Bannon. Individët e identifikuar në këtë artikull janë prodhuesit e islamofobisë. Për shembull, ndërsa David Yerushalmi tregton islamofobinë e tij në legjislaturat shtetërore, Sean Hannity e bën këtë për shikuesit e tij televizivë. Konsumatorët e islamofobisë janë shpesh më pak të arsimuar ose më pak të fuqishëm, që mund të kërcejnë lehtë në urrejtje të Islamit apo muslimanëve. Një person që i tërheq hixhabin një gruaje muslimane duke ecur në rrugë është një konsumator i islamofobisë, siç është personi që shtiu mbi “iranianët” (të cilët ishin në fakt indianë) në një bar në Kansas. Në çdo standart, prodhuesit e urrejtjes janë armiq më të këqinj të njerëzimit se konsumatorët e urrejtjes.

Gjatë shekujve, islamofobët e kanë dëmtuar Islamin, i kanë përndjekur dhe madje i kanë vrarë muslimanët. Por ka një ironi të madhe në historinë islame. Mongolët shkatërruan Bagdadin, por fëmijët e tyre përqafuan Islamin. Edhe xhaxhai i vetë Profetit (Ebu Lehebi) ishte një Islamofob vicioz, dhe Meka, tani kështjella e Islamit, dikur ishte një qytet islamofob. Islamofobët amerikanë, të shëmtuar dhe më pak të shëmtuar, duhet të dinë se muslimanët amerikanë dhe fëmijët e tyre, edhe pse të përndjekur, do të vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën ekonomike, sociale, morale dhe intelektuale të Amerikës, siç kanë bërë në Malajzi dhe Indonezi, kombe aq larg nga Lindja e Mesme sa janë Shtetet e Bashkuara. / © Gazeta Impakt

Burimi: CP

59