Të qenit llafazanë, gjë e mirë apo jo?

Biseda ka efekte çudibërëse: t’ia besosh tjetrit mendimet, brengat dhe gjendjet shpirtërore kjo do të thotë ta zbusësh tendosjen tënde, ta ndihmosh veten të mos ndjehesh vetëm dhe të përballosh më lehtë vështirësitë…

Kjo është një lojë zbavitëse, por njëherësh edhe serioze, por asnjëherë humbje kohe, shkruan Radio e Jashtme e Kinës, CRI. Llomotitja është gati një lloj arti, i cili, nëse dimë, na vë në qendër të vëmendjes dhe na bën të këndshëm për shoqërinë në të cilën kurrë nuk ndjejmë monotoni.Por llomotitja është edhe mënyrë që të ndihemi më pak vetëm, të çlirohemi nga tendosja, t’i zgjidhim problemet. Prandaj biseda është e rëndësishme. Gjithmonë!

Po t’ia besosh tjetërkujt dyshimet, brengat dhe gjendjet e ndryshme shpirtërore, kjo mund të na ndihmojë që të përballohemi më qetë me problemet. Por edhe lumturia ka nevojë për fjalë.

Çfarë kuptimi ka të ndihesh si një qiell të shtatë e këtë të mos mund t’ia thuash askujt? Pra, zgjidheni gjuhën dhe llomotitni kudo (në shtëpi, në floktore, në park) me të gjithë (familjen, partnerët, miqtë dhe, pse jo, edhe me të panjohurit). Por, me një kusht: zgjidhni me kujdes rrethanat dhe bashkëbiseduesit!

Në punë, me miqtë, në shtëpi ndryshohet kodeksi i komunikimit. Mësoni fjalët e duhura në vendet e duhura dhe në rastet e duhura! Flitni për gjithçka. Qeshni dhe mos u brengosni nëse ajo që thoni ndonjëherë mund t’ju duket marrëzi. Llomotitja gjithmonë është shenjë e afrimit, miqësisë dhe butësisë. Shpesh ajo është edhe vendimtare, sepse të jetosh nën të njëjtin kulm vetvetiu nuk do të thotë se keni gjithçka të përbashkët dhe se mirëkuptoheni për gjithçka. Por, mos e përzieni llomotitjen dhe diskutimin.

Llomotitja është spontane dhe e pakufizuar, kurse diskutimi është i matur dhe i kujdesshëm. Duke biseduar lirisht mund të prekni tema të ndryshme, madje edhe ato të cilat, sikur të mendonit racionalisht do t’i censuronit dhe të t’i largonit si të panevojshme. Nëse jeni të kujdesshëm mund të merrni shenja të rëndësishme me ndihmën e të cilave do t’i zbuloni anët e fshehta të familjarëve tuaj.

Në jetën e përditshme: Llomotitja nga zemra është trajtë e mirësjelljes, tolerancës, dashurisë. Një shenjë e pagabueshme e pajtimit dhe harmonisë. Mënyrë që të argëtoheni bashkërisht dhe t’i thoni njëri-tjetrit gjëra të bukura dhe spontane.

Kur llomotitni, ju sikur e përkëdhelni me fjalë personin që doni. Nëse i konsideroni fjalët humbje e panevojshme kohe dhe llomotitja nuk ju intereson kjo do të thotë se dashuria juaj ka humbur pakëz shkëlqimin. Lirohuni, bisedoni më shumë, meditoni më pak.

Është momenti ta njihni pjesën më të pjekur të vetvetes (gjë që, kuptohet, nuk do të thotë se duhet të tregoheni i mençur). Llomotitja në punë duhet të jetë e pjekur, e përmbajtur dhe jovetjake.

Mos i shprehni gjykimet përfundimtare. Edhe nëse ju pyesin për mendimin tuaj, jini të kujdesshëm, në mënyrë që të mos ekspozoheni shumë dhe të mos bini rastësisht në konflikt me bashkëbiseduesin. Jini i afërt me kolegët dhe mos harroni se llomotitja (kuptohet, në momentet e dukura dhe në vendet e duhura) ndihmon në zbutjen e situatave të stresit, që padyshim ekzistojnë gjatë punës.

Fjala e urtë orientale “Vetëdija me siguri që është ëmë e mirë se e vërteta” me të vërtetë është e dobishme. Me fjalë të tjera, vlerësoni pasojat e asaj që dëshironi të thoni, nëse nuk dëshironi të krijoni armiq. Bisedoni me orë të tëra në telefon, kurse kur të takoheni gjithnjë keni për të thënë diçka të re. Kurrë nuk mërziteni së qëndruari bashkë. Për asgjë në botë nuk do të hiqnit dorë prej shoqërisë së tij. Keni të drejtë, sepse miqësia është një thesar që duhet kultivuar.

Nëse është kjo një miqësi e afërt (të cilën mund ta gjeni edhe në shtëpi, te nëna ose motra) lirisht shprehni ndjenjat, frikën dhe dyshimet tuaja të vërteta. Biseda e hapur vetëm mund t’ju ndihmojë.

Kjo do ta forcojë edhe më shumë raportin tuaj. Mos harroni se duhet të dini edhe të dëgjoni, sepse kjo është një veti të cilën mikja e vërtetë duhet ta ketë.

Me të tjerët gjithnjë duhet të jemi nga pak të përmbajtur. Bisedoni lirisht me kolegët në punë, me miqtë e shkollës, me të njohurit…por kini kujdes se mund t’i ofendoni rastësisht me të vërtetën të cilën nuk duan ta dëgjojnë. Dhe, para se të filloni të flisni për gjëra personale, mendoni, sepse ndoshta më mirë është të mos i thuhen në besim të gjitha, intimisht.

Ikni prej atyre që s’dinë të dëgjojnë

Biseda mund të shndërrohet në monolog, nëse keni zgjedhur bashkëbisedues të gabuar. Nëse nuk doni të flisni në erë (për fat të keq, kjo ndodh shpesh ndërmjet partnerëve ose ndërmjet prindërve e fëmijëve) nëse nuk doni të keni punë me një person polemizues, jo tolerant ose me atë që derdh këshilla të pafundme, nëse nuk doni që ndokush ta keqpërdorë mirëbesimin tuaj… shkurt, nëse nuk doni të shpenzoni fjalë me persona të cilët nuk e meritojnë vëmendjen tuaj, mësoni t’i njihni bashkëbiseduesit e gabueshëm.

4 llojet e të gabueshmëve

1. Moralisti

Vuan nga rregullsia. Flet për të gjitha (për politikë, për film, për ngritje të çmimeve, për modën më të re) me të vetmin qëllim që t’i akuzojë të gjithë. Ky është një llafazan klasik. Por, kini kujdes, sepse në kuadrin e madh të thënieve të tij të përcaktuara shumë lehtë mund të hyjnë edhe paragjykimet dhe jotoleranca. Kjo llomotitja e lirë e tij në fund mund të bëhet e mërzitshme dhe vështirë e durueshme.

2. Ankimtari

Sipas tij, asgjë nuk i shkon ashtu si duhet: në punë nuk është i çmuar sa duhet, në familje nuk e nderojnë, miqtë e nënçmojnë…nëse është mjaft i mençur që shfryrjet e tij t’i mbajë Brenda kufijve të durueshëm, llomotitja e shëndoshë madje edhe mund t’i ndihmojë që të lirohet nga tendosja. Por, shpesh ankimet e tij janë në shërbim të vetvetes. Kurse ju, në fund, do ta ndjeni trysninë e të gjitha problemeve të tij.

3. Viktima

Qengj përherë i viktimizuar, ai ndihet si i munduar, kurse në të vërtetë është agresor. Edhe pse person i pafajshëm, i cili e fajëson botën për shkak të pakënaqësive të veta, duke filluar nga humbja e punës deri te problemet me partnerin. Person që do t’ju kërkojë t’ia zgjidhni problemet, por që atëherë nuk do të bëjë asgjë që kjo të ndodhë. Kështu ju e shpenzoni energjinë tuaj, p.sh., që t’i gjeni punë, kurse ai nuk paraqitet fare, duke parashtruar arsye të ndryshme. Ndodh kështu sepse ky është qëllimi i vërtetë i lojës së tij psikologjike: të tregojë se askush nuk mund t’i zgjidhë problemet e tij dhe se të tjerët nuk vlejnë gjë.

4. Llogaritësi

Në dukje të parë i dobët dhe i përulur, ai në të vërtetë dëshiron që vetëm të shfrytëzojë mirëbesimin tuaj. Do ta njihni, sepse, ndonëse është fjalëmbël, menjëherë do të kalojë në çështjen përkatëse: me orë do të flasë për pakënaqësitë e veta, kurse pas kësaj nuk do të dijë të dëgjojë. Të tjerët nuk i interesojnë, përveç si mjet për të arritur qëllimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne