Të rinjtë nga Kosova, mundësi për shkollim të lartë në Turqi

Marrëveshja e nënshkruar të hënën në mes të Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, një protokoll zbatues i memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Ministrisë dhe Këshillit për Arsim të Lartë, krijon mundësi të reja për të rinjtë nga Kosova të shkollohen në Turqi.

Ministri i Arsimit Bytyqi, ka falënderuar ambasadoren Kiliç, për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë.

“Ky protokoll, veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar, si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi:

Bashkë me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç, kam nënshkruar protokollin zbatues të Memorandumit të Bashkëpunimit (MB) në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Këshillit për Arsim të Lartë.

Falënderova ambasadoren për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë, njëherësh theksova se ndër prioritetet kryesore të MAShT është gjithëpërfshirja në arsim, krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë përfshirë këtu edhe fëmijët e komuniteteve jo shumicë.

Ky protokoll, veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne