Të sfidosh autizmin, letra e një biri

Një nënë shembullore e përkushtuar që prej 13 vitesh sfidon në heshtje e me durim, mbi të gjitha me besim tek Zoti, sëmundjet e djalit të saj. Më poshtë mund të lexoni letrën prekëse të birit të saj drejtuar kësaj nëne.

Nene …fjale e pa thene…..

Nena ime une jam djali yt qe te bera nene per here te pare….por kurre nuk arrita te therras “mami”
Jam djali yt qe castet e ardhjes time ne jete nga gezim u kthyen ne friken e humbjes se birit tend qe akoma se kishe marre ne krah .Une luftoja per te jetuar ndersa ti me besim dhe e dorezuar tek Zoti luteshe me shpirtin e nenes.
Deshi zoti dhe e kaluam kete sfide mes vuajtjeve te mija e dhimbjes tende nena ime.
Mes perpjekjesh e dashuris tende nena ime rritesha une cdo dite…….
Kur erdhi momenti qe cdo prind enderron e deshiron qe femija te thote fjalen e pare une kete kenaqesi nene sta dhashe.Ti luftove e u perpoqe shume qe une te flase e ty te therras por…….
Te shikoj buzet qe levizin nena ime me perkedhel e me kendon por une zerin tend nuk e degjoj.
Dhe pse une s’degjoj por e kuptoja pikellimin e zemres tende nena ime shikoja si luftoje me durim e besimin ne Zot ti duroje ,duroje dhe dhunen qe une ushtroja mbi ty……..
Mes perpjekjesh nena ime ti arrite te gjesh gjuhen e komunikimit nepermjet vizatimit arrite te me kuptoje se cfare doja por jo gjithcka…….

Kaluan dite e muaj dhe ti nena ime u perballe me nje sfide tjeter me nje bote te panjohur ku tashme une isha futur “Autizmi”…..me besimin ne Zot ti beheshe me forte nga sfida ne sfide.Perkujdesi dashurija jote ndaj birit tend s’mungonte kurre dhe pse une te jepja dhune si shperblim.Ti mundoheshe te me lumturoje cdo çast e dite te jetes ndonse une rritesha me shume neper klinika e doktore nderkohe shoket e mi lodronin me njeri-tjetrin…..
Kur erdhi koha qe moshataret e mi ne shkolle do te shkonin pikerisht ne kete moment nje semundje vdekjeprurese me kishte pushtuar ne koke.Termet pesoj zemra jote nena ime, besimi ne Zot nuk te la te dorezoheshe por luftove deri ne vetmohim me shpirtin te mbushur me dhimbje…..
Kisha dhimbje koke me iku shikimi une s’te tregoja dot nena ime por ti me kuptoje duke mos mi ndare syte per çdo çast e vemendshme.

Mes perkedheljesh e dhimbjesh me bere gati duke me veshur rrobat per ne salle te operacionit ,ku rreziku per jeten ishte fatal.Me dhimbjen e nje nene e me besim me dorezove ne dore te Zotit.me buzet qe te dridheshin ti me thoje te them :”o Zot me shpeto”dhe per çudin e te gjitheve une qe s’kisha folur kurre thash me duart lart fjalen ” Zot” .vec ne ate moment une pashe lot ne syte e tu nena ime dhe tek mjeket qe ishin te çuditur me rastin qe kishin perballe.shikimi i syve te tu e te mi u terhoqen zvarre deri sa u mbyll ajo dere……….
Zoti kishte vendosur qe une te shpetoja nga ky operacion dhe qe ti nena ime falenderoje Zotin per kete.Por ato qe une kisha perjetuar ishin te tmerrshme dhe i friksuar kerkoja me shikim e shenja qe te sigurohesha nga ty nena ime qe kjo s’do te ndodhte me.Nuk pata shume kohe te qetesohem sepse une do te behesha prap operacion per here te dyte te trete e te katert brenda nje muaji.Dhimbja jote nena ime qe kurre se dite qe cfare me dhimbte e me shqetesonte ishte e madhe po ashtu dhe tmerri im qe kaloja nga nje traume ne tjetren……..
Sikur mos te mjaftonte kjo une rashe ne koma dhe u paralizova doktoret mi hoqen shpresat por ti nena ime kurre se humbe shpresen tek Zoti

Ti vije ne reaminacion dhe me flisje dhe pse une nuk te degjoja por kishe besim ne lidhjen shpirterore qe ka nena me femijet .Ti me thoje nena ime se une jam i fort e me ndihmen e Zotit do ja dalim.Dhe vertet Zoti deshi qe une te rikthehem ne jete gje qe i mrekulloi mjeket , por une nuk mund e ecja e nuk mund te haja
Nje sfide tjeter per ty nena ime qe i luteshe Zotit “te lutem Zoti im ma bej dhe njehere djalin si ishte te bukur dhe pastaj ma merr po e ke vendosur keshtu”sepse une isha shperfytyruar e bere teper i dobet.
Une ushqehesha me tub nga hunda se nuk pertypesha dot nga paraliza por nena ime me guxim prej nene e mbeshtetje tek Zoti mori persiper per ta hequr tubin dhe filloi te me ushqej me shiring dhe pse une shpesh here mbytesha ajo nuk u dorezua dhe ja doli dhe une fillova te haj normal mbas disa kohesh fillova dhe te eci por duke me mbajtur deri sa u permiresova tamam mbas nje viti.

Kur shoqet e tua nena ime gezonin per arritjet e femijeve ne shkolle ti gezoje se une po filloja te eci prap po filloja te pertypem po rifilloj te vizatoj e mes ketyre perpjekjeve ti nena ime se dite kurre se cfare ndjej e cfere me dhemb……plage per nje nene.
Ti nena ime sfidove gjith opinjonin kur me nxirrje mua neper rruge kur une bertisja e beja skena ku ti su turperove kurre prej meje me coje kudo, se doje qe une te jetoja jeten aq sa me ka mbetur si te gjithe pa çka se jam ndryshe .ti u perballe me veshtrime e sjellje vrastare shoqerise por kurre su mprapse.
Ti ke 7 vite qe jeton duke falenderuar Zotin cdo dite qe une jetova dhe sot .ti sa here qe fle gjume me kontrollon a marre fryme.

Sepse semundja ime vazhdon te jete prezent dhe pse kam bere kater operacione.
Sot jam 13 vjeç dhe nena ime vazhdon me te njejtin perkushtim me çon ne terapi e ne shkolle ku gjate rruges une e stresoj pa mase e godas kudo qe te jem kur ti nena ime ske mundesi te me plotesosh ato qe dua te blej.
Une dua shume te gezoj nena ime por jo gjithmone arrij se kjo bota ku une jam me ngaterron une vazhdoj te dhunoj por une te dua shume shume dhe ti e di nena ime ti je shoqja ime je mbeshtetja ime je ajo qe me kupton ne cdo situat je ajo qe dashuri me dhuron pa kushte e si do qe te jem.
Te lutem me fal nena ime dhe pse skam faj……..

Biri yt Muenis Masha

/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne