Të shtëna në Elbasan, qëllohet me armë nga një automjet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në  qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fushë-Mbret në vendin e quajtur “Te shinat”.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se është qëlluar nga një automjet tip Audi drejt një të riu.

Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar. Por nga hetimi paraprak i policisë rezulton se një person ka qëlluar në ajer me arme zjarri tip pistolete.

Eshte identifikuar autori dhe automjeti i përdorur prej tij. Policia është vënë në ndjekje të personit të dyshuar si autor i kësaj ngjarje.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne