‘Teatri do shembet’, Parlamenti rrëzon dekretin e Metës

Parlamenti ka rrëzuar dekretin e  presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Mazhoranca rrëzoi me 74 vota dekretin presidencial, ndërkohë ministri Pandeli Majko nuk mori pjesë ne votim

Në rinisje të seancës Balla kërkoi që të futej në rend të ditës shqyrtimin e dekretit të presidentit për këtë ligj, ndërsa u miratua në pranim edhe kjo kërkesë.

Kujtojmë se sot Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e rrëzoi sot dekretin e presidentit, ndërkohë që ky qëndrim pritet të miratohet edhe në Kuvend, vetëm me votat e PS-së, pasi opozita mungon.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WBF1iUvaTqM]

Ruçi: Para se të kalojmë tek çështja tjetër e rendit të ditës, në mbështetje të nenit 3 të rregullores, kryetari i grupit të PS, Balla ka kërkuar që të futet në rend të ditës dekreti i presidentit për Teatrin. Ky dekret është pjesë e Kuvendit. Është komisioni përgjigjes që e ka përfunduar punën dhe ka paraqitur raporton përkatës.

Balla: Kërkoj 5 minuta pushim për mbledhje grupi parlamentar dhe më pas kalojmë në Kuvend.

Ruçi: 10 minuta pushim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne