Teatri Kombëtar, Robert Ndrenika: Këta duan të vjedhin tokën, vjen era kusari

Për të gjashtën herë, aktorët e Teatrit Kombëtar janë mbledhur për herë të protestuar kundër shembjes së godinës së vjetër. Aktori i madh i skenës, Robert Ndrenika kundërshtoi sërish projektin për Teatrin e ri, duke deklaruar se po tentohet të grabitet prona e Teatrit.

“Këta duan të vjedhin tokën. Nuk duhet të flasim vetëm ne, të flasë edhe Ministri i Financave, edhe kryetari i Kuvendit.  As nderkombetarët nuk i duan PPP. Këtu vjen era kusari”, u shpreh Ndrenika.


Nga kjo protestë, aktori tjetër Arben Derhemi akuzoi drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli se u ka mbyllur dyert aktorëve. Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe aktivistë të Shoqërisë Civile të cilët mbështesin aktorët, ndërsa akuzojnë qeverinë se po e lë vendin pa Teatrin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne