Tel Avivi është i shqetësuar se mund të krijohet një front kundër Izraelit në Golan

Në një reportazh që Gray Corinne ka dhënë për antarë të mediave është shprehur se ata ndejnë vërtetë ekzistencën e një rreziku nga Hizbullahu dhe aleatët e tij dhe se Tel Avivi është i përgatitur për çdo sulm t mundshëm të Hizbullahut dhe ateatëve të tij.

Gray Corinne është shprehur si më poshtë: “Me qëllim, por edhe jo qëllimisht territoret tona janë gjithnjë të rrezikuara nga valë sulmesh të armatosura dhe ushtria jonë nuk do të qëndrojë duarkryq kundrejt kësaj situate dhe do të veprojë për t’u kundërpërgjigjur. Megjithatë, nëse ndryshon situata, nëse Hizbullahu dhe Irani fillojnë të krijojnë një front të ri në Kodrat e Golanit, ne nuk do ta pranojmë këtë situatë dhe në kohën më të afërt të mundshme do të kundërpërgjigjemi.”

Ndërsa një pyetjeje tjetër, në përpjekje për të treguar sikur interesat e Izraelit janë të përputhura me interesat e Rusisë, Gray Corinne iu përgjigj në këtë mënyrë: “Përdorimi i një porti të vendosur në Siri nga Irani, apo krijimi i një baze detare të Iranit në këto territore nuk do të jetë as në të mirë të Izraelit, por as në të mirë të Rusisë.”/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne