Telenovela spanjolle ‘Elite’ zbulon motivet e islamofobisë në Evropë

Elita, një dramë e re spanjolle sezoni i parë të cilës është shfaqur tashmë në Netflix, tregon për paragjykimet dhe islamofobinë që i targeton nxënësit e një shkolle të mesme.

Donim të punonim me këtë karaktere sepse e dimë që po ngjanë në Evropë. Ky është një realitet që e shohim çdo ditë, thotë bashkëshkrimtari Daro Madrona për Arab News, kur i referohet karakterit të një prej kryepersonazheve me ermin Nadia.

Nadia, e luajtur nga Mina El Hammmani, është një vajzë ambicioze myslimane me kombësi palestineze. Historia bazohet në një nga shkollat prestigjioze private në Spanjë, ku tre studentët e ri të saporegjistruar u prishin status quon studentëve ekzistues.

Sipas Unionit të Bashkësive Islame (UCIDE), myslimanët përbëjnë 3.8% të popullsisë spanjolle, prej tyre 40% janë mysliman spanjoll prej me herët dhe 60% mysliman emigrantë. Myslimanët në Spanjë janë kryesisht nga Maroku, por një pjesë janë edhe nga Pakistani dhe Senegali të vendosur në qytetet si Barcelona, Valencia dhe Logrono.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne