Teleskopi gjigant i Kinës “FAST” zbulon 10 yje pulsar

“FAST” zbuloi 10 yje pulsar, hera e parë që Kina shpall zbulimin e yjeve pulsar nëpërmjet radioteleskopit të vet…

I vlerësuar si “Syri i Qiellit i Kinës”, misioni i radioteleskopit më të madh në botë me një diametër 500 metra është të mbledhë sinjale nga universi, ndërkohë që shkencëtarët shpresojnë se përmes tij do të jenë në gjendje të komunikojnë me jetën jashtëtokësore.

Thuhet se teleskopi me hapje sferike ka përmasat e 30 fushave futbolli. Shkencëtarët kinezë thanë se falë superantenave shumë të ndjeshme “FAST” do të diktojë edhe sinjalet më të dobëta nga universi.

“FAST” zbuloi 10 yje pulsar, hera e parë që Kina shpall zbulimin e yjeve pulsar nëpërmjet radioteleskopit të vet. E të mendosh që “FAST”, si radioteleskopi me hapjen më të madhe sferike në botë, u përurua vetëm një vit më parë.

Risia nxit zhvillim. Në groporen e thellë me topografinë e karstit Dawodang të distriktit Pingtang të provincës Guizhou të Kinës Jugperëndimore, gjendet një “superprojekt” botëror, radioteleskopi “FAST”.

Gjatë ndërtimit të “FAST” u përdorën shumë module industriale specifike, masat e format e të cilave nuk ishin prodhuar më parë. Prandaj, kryerja e projektit kërkoi bashkëpunim të ngushtë midis shkencëtarëve dhe prodhuesve të qarqeve të ndryshme, madje edhe shpikje të teknikave të reja. Ta marrim litarin prej çeliku si për shembull. Panelet e reflektimit duhet të shtroheshin mbi rrjetin e bërë prej litarë çeliku, të cilët ndryshonin kënde ose zgjateshin shpesh, duke paraqitur edhe kërkesa më të larta për kapacitetin dhe cilësinë e litarëve. Kompania e Litarëve të Çelikut e Guizhou-së është një ndër ofrueset e materialeve.

Zhou Jiayong është shef i një grupi të punës në këtë fabrikë, i cili ka marrë pjesë në studimet dhe prodhimet e pajisjeve specifike për “FAST”. Produktet e fabrikës së tij janë përdorur edhe në projektet e anijeve kozmike, aeroplanmbajtëse, satelitë dhe eksportohen drejt shumë vendeve.

Ai ndihet krenar për punën e tij. “U ndieva shumë krenar kur pashë anijet tona kozmike, pasi kaluan me sukses shtresën atmosferike dhe zbritën me sukses në Tokë. Kur dolën astronautët, jam mallëngjyer më shumë sepse litarët tanë luajtën një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm gjatë zbritjes së anijes”./ (ATA/CRI)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne