Tematika shqiptare para 120 vjetësh imazhi i cokollatës së famshme franceze Guerin-Boutron

GJERGJI THANASI

Sa më shumë, që thellohej kriza lindore (kriza e Perandorisë Osmane) aq më shumë Orienti bëhej tërheqës për publikun e fuqive të mëdha europiane. Kjo tërheqje ndaj orientit misterioz fillonte nga kartografët, që me fondet e ushtrive përkatëse përgatisnin harta të Orientit e deri te ambalazhet e cokollatave franceze.
Kompania franceze e prodhimit të cokollatave “Guerin-Butron” e themeluar në vitin 1775 ishte e para kompani në botë e cokollatave, sheqerkave e biskotave, që ambalazhet e saja i zbukuronte me foto të stilizuara të personazheve VIP të kohës e të së shkuarës si edhe me foto, piktura, ilustrime apo skena të stlizuara nga jeta në Orientin misterioz e madje thellë në Afrikën e Zezë. Në këtë Orient para së gjithash bënte pjesë Perandoria Osmane dhe vendet suzerene të saja. Një nga ilustrimet e cokollatave të famshme franceze ka si temë Shqipërinë në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane. Theksojmë se cokollata me ilustrime nga bota shqiptare u hodhe në shitje në vitin 1898, fiks 120 vjet më parë.
Shqipëria në këtë ilustrim na jepet e përfaqësuar nga figura e një gruaje të re, një vajze të vogël dhe një burri në moshë. Gruaja e re ka veshje tipike shqiptare, psh. dimitet e kuqe prezente nga veshja e grave të Paramithisë në Camëri te dimitet e qëndisura, veshje e grave të pasura katolike qytetare shkodrane. Kësula e kuqe në kokë është tipike kësula arvanitase e veshur nga gratë në More, në skëkrkat e Manjit (gratë arvanitase manjote) e deri në disa fshatra të para Sulit apo në Vacarizzio Albanese në Itali, e mbajtur nga gratë arbereshe deri në fund të shek XIX. Vajza me fustan dhe brez ka veshje tipike të grave shqiptare në Toskëri nga kombinimi i fustanit me cibun e brez te gratë dardhare apo mokrare te kombinimi: fustani me bres e me një kësulë në kokë, që ndeshet në gratë lunxhiote.
Në sfond është një burrë me fustanellën tipike shqiptare (më të gjatë se kopjet greke) me një cigarishte (pipë) duhani në gojë, kompozimi tipik ky për pikturat e luftëtarëve shqiptarë të bëra nga piktorë francezë, anglezë e ndonjë serb gjatë shek. XIX. Fare në sfond kemi minarenë e një xhamije dhe kubenë e një kishe, që ofrojnë idenë e përkatësisë së përzjerë fetare te shqiptarët.


Për lexuesit ofrojmë edhe ilustrimin me temë nga Egjipti të kutisë së cokollatave “Guerin-Boutron”. Fotoja e ambalazhit “egjiptian” të kësaj cokollate i ofrohet lexuesit për të bërë krahasimin me ambalazhin “shqiptar” të së njejtës markë cokollate franceze. Theksojmë se në vitin 1898 Egjipti ishte vend suzeren i Portës së Lartë, që qeverisej thuajse në mënyrë komplet të pavarur nga Khedivi (princi, sundimtari), por që faktikisht në poltikën e jashtme kontrollohej rreptësisht nga Anglia, ndërsa në politikën e brendshme kishte autonomi të gjerë me përjashtim të Zonës së Kanalit të Suezit. Orient Shqipëria, orient edhe Egjipti!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne