Gjatë një vizite në Moskë, ministri kinez i Mbrojtjes ka thënë hapur se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve është një mesazh për Amerikën, duke i ofruar kështu Rusisë mbështetje në betejën me Perëndimin.
Në vizitën e tij të parë në Rusi, ministri i ri kinez i Mbrojtjes, Wei Feng ka deklaruar se vizita e tij vjen me rekomandim direkt të presidentit Xi Jinping dhe në emër të tij ka përcjellë dy mesazhe për Rusinë.
“Po e vizitoj Rusinë për t’i treguar botës nivelin e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vendosmërinë e palëkundur të forcave tona të armatosura për të përforcuar bashkëpunimin strategjik”, ka thënë Wei Feng në një takim me homologun rus Sergej Shoigu.
Së dyti, ka vijuar ai, po e vizitoj Moskën për t’u treguar amerikanëve lidhjet e ngushta mes forcave tona të armatosura, sidomos në këtë situatë.
“Pala kineze është e gatshme të mbështesë palën ruse për të adresuar shqetësimet tona të përbashkëta dhe për të unifikuar qëndrimin për problemet ndërkombëtare”, ka thënë ministri kinez.