Tensioni në Libi, OBI dhe Liga Arabe bëjnë thirrje për shmangie të përshkallëzimit të gjendjes

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Liga Arabe paralajmëruan palët në Libi në lidhje me përleshjet e armatosura dhe bënë thirrje që të respektojnë zgjidhjen politike.

OBI dhe Liga Arabe bënë nga një deklaratë me shkrim veç e veç pas sulmeve të forcave të Kalifit Haftar që filluan dje për të marrë kontrollin e Tripolit.

Organizata e Bashkëpunimit Islam shprehu shqetësimin ndaj tensionit ushtarak në Libi dhe paralajmëroi palët për të qenë të qeta dhe të mos hyjnë në përleshje dhe operacione që mund të çojnë vendin në kaos.

Kurse Liga Arabe kërkoi nga palët që të zbusin tensionin e rritur pas mobilizimit ushtarak, që filloi në jug të vendit dhe kërkoi të respektojnë zgjidhjen politike, që është zgjidhja e vetme në Libi.

Në deklaratat në fjalë të Organizats së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Ligës Arabe, për daljen e Libisë nga kriza ku ka rënë, del në plan të parë “thirrja për prioritet të principit të dialogut”.

Hafter kishte deklaruar se kishte filluar sulmet për të marrë kontrollin e Tripolit ndërsa Kryetari i Këshillit Presidencial, Fayez Mustafa al-Sarraj, njëherësh kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA), njoftoi përmes një komunikate të shkruar se në cilësinë e Kryekomandantit i kishte dhënë udhëzimet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për mobilizimin e të gjitha forcave të ushtrisë dhe të sigurisë për të penguar çdo sulm apo kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë së çdo qyteti libian nga terroristë, organizata kriminale, grupe të jashtëligjshme apo mercenarë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne