Tensionim mes Turqisë dhe Greqisë në Detin Egje

Në afërsi të ishullit shkëmbor Kardak në Detin Egje pati një tensionim të shkurtër mes anijes turke të Rojës Bregdetare dhe të Rojës Bregdetare greke.

Anija “Nikiforos” e komandës së Rojës Bregdetare greke shkeli ujërat territoriale turke në afërsi të ishullit Kardak, me çrast anija e Rojës Bregdetare turke u dislokua në vendin e ngjarjes.

Anija greke “Nikiforos” fillimisht u paralajmërua me radiolidhje dhe u kërkua që të largohet nga ujërat territoriale turke, ndërsa pasi anija greke vazhdoi me shkelje erdhi deri tek një kontakt i shkurtër me anijen e Rojës Bregdetare turke.

Në këtë ngjarje anijet e Rojës Bregdetare u përplasen gjatë manovrave të anijes greke.

Mësohet se gjatë ngjarjes anijet nuk pësuan dëme materiale.

Ishulli shkëmbor Kardak, ku ndodhi ngjarja është 7km larg nga brigjet e Bodrumit në Turqi.

Për shkak të ishullit Kardak në vitin 1996 erdhi deri tek përshkallëzimi i tensionimit mes Turqisë dhe Greqisë.

Kriza e jetuar në janar të vitit 1996 filloi me ngecjen në cekëtinë të anijes turke të transportit në ishullin Kardak.

Pala greke pretendonte se anija ndodhet në ujërat e saj territoriale, ndërsa kriza u thellua edhe më shumë me zbarkimin e ushtarëve grek dhe ngritjen e flamurit në ishull.

Më 31 janar 1996 njësitë komando të marinës turke (SAT) zbarkuan në shkëmbin tjetër të Kardakut dhe ngritën flamurin turk.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne