Tensionohet situata nga aksioni i IKMT në Jalë, dy të shoqëruar

Është tensionuar situata në Jalë, aty ku IKMT qe prej mëngjesit të sotëm ka ndërmarrë aksionin për prishjen e 9 objekteve të cilat sipas IKMT rezultojnë pa dokumente dhe në tokë shtetërore.

Mësohet se banorët janë përplasur me policisë, pasi pretendojnë se i kanë tokat me dokumente.

Policia ka shoqëruar në Komisariat dy persona, pasi kanë kundërshtar efektivët e policisë dhe nuk kanë lejuar punonjësit e IKMT të vazhdojnë aksionin për prishjen e banesave.

Ndërkohë PD thotë se mes dy personave është edhe një i mitur. Bëhet fjalë për Fotaq e Andrea Bala, ky i fundit  14 vjeç.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kane i bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne