Nënë Tereza ja fut Skënderbeut. Ka 2 ditë pushimi në vit

Një lajm i mirë vjen për të gjithë punonjësit e administratës publike.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme një tjetër festë zyrtare, pas propozimit të përfaqësuesit të ministrisë së Kulturës, Endri Zerva.

Sipas Zervës është propozuar që data 5 shtator, që njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat e kopshtet.

Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e lumturimit të Nënë Terezës, Komisioni i Ligjeve vendosur me vota unanime që në nder të shenjtores të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 5 shtatori.

Ky projektligj do t’i kalojë kuvendit për tu miratuar me votë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne