Termocentralet e Ballkanit helmojnë Europën

Ambientalistët u kërkuan politikëbërësve të BE që të marrë një qëndrim më të ashpër mbi ndotjen e ajrit nga termocentralet e thëngjillit në Ballkanin Perëndimor. Për shkak ndotjes, numri i vdekjeve ka shkuar nw Europw nw  3,900 persona në vit. 16 zonat industriale të ndërtuara në kohën e komunizmit kanë një kapacitet prej  8 gigaëatts (GË). Termocentralet emetojnë të njëjtën sasi dioksidi squfuri si në vitin 2016.

“Linjiti, qymyri më i ndotur, është gjerësisht i disponueshëm në rajon, duke siguruar një burim të lirë të energjisë dhe njëkohësisht janë burimi kryesor i energjisë për Kosovën, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Vendet janë anëtare të Komunitetit të Energjisë, i cili kishte një angazhim për të zbatuar rregullat e BE për të frenuar ndotjen deri në vitin 2018. Por investimet në termocentralet e reja ose në teknologjinë për të ulur emetimet janë kryesisht të vonuara”, tha raporti.

“Ndotja e ajrit nuk njeh kufij dhe është ende një vrasës i padukshëm në Evropë”, tha Vlatka Matković Puljiç, zyrtare e lartë shëndetësore dhe e energjisë. Gjithashtu ajo është autorja kryesore e raportit. “Është koha që politikëbërësit e BE-së të rritin përpjekjet për pastrimin e ajrit dhe dekarbonizimin e sektorit të energjisë”, tha ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne