Terror në Poloni, kryebashkiaku i qytetit Gdansk masakrohet me thikë nga një polak, ngjarja filmohet

Një person ka therur me thikë kryebashkiakun Pawel Adamowicz e qytetit Gdansk, dhe atë në prezencë të qindra qytetarëve që ishin mbledhur për të festuar. 

Stefan Meshcezna, 27-vjeç, ishte futur në skenë dhe filloi të bërtiste se pa kurrfarë faji kishte qëndruar i burgosur në kohën kur qeveriste platforma liberale, dhe më pas ka therur me thikë Adamowicz që cilësohet si njëri nga politikanët e shquar të opozitës, transmeton Telegrafi.

Sigurimi që ishte prezent në skenë ka arritur ta “neutralizojë” sulmuesin, kurse më pas ka reaguar policia duke e arrestuar. Me të kuptuar se çfarë ka ndodhur, menjëherë në vendin e ngjarjes u shfaqën autoambulancat për t’i dhënë ndihmë Adamowicz që ka pësuar lëndime në bark.

Sulmi me thikë ndaj politikanit opozitar ka ndodhur në momentet kur nëpër Poloni mbi 120 mijë vullnetarë janë duke mbledhur të holla për të ndihmuar spitalet e fëmijëve, aksion ky që tash e 27 vite organizohet nga rokeri Jezhi Ovsjka. Sulmin e kanë dënuar Kryeministri Mateus Moravjecki dhe ministri i Punëve të Brendshme Joahim Brudinjski.

“Të lutemi për kryetarin e komunës së Gdanskit, Pawel Adamowicz. Jemi me ty”, ka deklaruar ish-bashkëbartiaku i Adamowicz, njëherit ish-kryeministri i Polonisë dhe Presidenti aktual i Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Z_4gcmlCHPM?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne