Terroristët dhe terrorizmi kanë fe!

nga Ervis jangulli.

Sulmi i fundit terrorist ka shkatuar një dhimbje te madhe në mbarë botën islame, mirepo kjo ngjarje dhe kjo dhimbje s’duhet të na bëhet burim viktimizimi, Por burim vigjilence dhe burim kuptimi.
Shpesh e kam hasur e degjuar shprehjen se terroristët s’kanë fe, s’kanë zot, s’kanë besim e ku e di un çfarë tjetër. Mirëpo sot duke medituar rreth ngjarjes dhe rreth disa fakteve te tjera, mendoj se terroristët, kriminelët, vrasësit perversë e kanë një burim nga ato frymëzohen, kanë fe madje edhe zotra ku ato ju nënshtrohen qorrazi.

Nëse do kthehemi te krimi i parë në historinë njerëzore ku Kabili vrau Habilin, do vërejmë që arsyeja thelbësore pse ai e vrau ishte për pasion te epshit dhe egoizmit te tij. Dhe Allahu i Madhërishem na thotë në Kur’an: ” ..a e ke pare ate qe e merr ego-n/kapricon e tij per zot” dhe sipas nje komenti zoti me i tmerrshëm dhe më i keq që njeriu mund te adhurojë është ego-ja e tij.

Parë në këtë vështrim ku njeriu mund te rrëshqasë drejt adhurimit te zotrave të llojllojshëm (sic mund te jete egoizmi, epshi, nacionalizmi, e lloj lloj ideologjish), qëllimi më i lartë dhe Fjala më e madhe me te cilen erdhën gjithë Pejgamberët e Zotit dhe në veçanti Profeti Muhammed s.a.s ishte Fjala e Teuhidit (Fjala e Njesimit te Zotit); La ilahe il’Allah (s’ka zot tjetër veç Allahut). Gjysma e pare e Fjales se Teuhidit mohon cdo zot tjeter ( e shenoj me ‘z’ te vogel per te treguar gjithe ato zotra qe njerezit i prodhojne kohe pas kohe. E gjysma tjeter eshte ‘pervec Allahut” dmth se vetem Allahu eshte Zoti i Vertete I njerezimit.

Kur vijme ne kohen tone moderne do te shohim qe zotrat e rreme te prodhuar nga vete njerezit Jane mizeri dhe nje nga ato te tmerrshmit eshte edhe nacionalizmi ekstrem dhe racizmi apo me sakte mbi superioritetin e rraces se bardhe. Pikerisht ky sulm terrorist nga ketu e merr frymezimin, e merr frymezimin nga kjo fe e shpikur ne modernitet me emrin nacionalizem, e formësuar me heronj vrasës këtu e 500 vjet më parë dhe e dirigjuar nga egoizmi i personave që flet shumë tepër për gjithë formimin e tyre.
Kështu që thellë thellë terroristët kanë fe, por që jane fe të shpikura e të modeluara nga moderniteti; kanë zotrat e tyre që janë zotrat dhe idhujt që vetë moderniteti i ka sendërtuar në vaçanti, terroristët kanë edhe besim te heronjtë e tyre qe frymëzohen !

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne