Terroristët e ashtuquajtur ‘udhëheqës’ po arratisen nga Afrini

Terroristët e PYD-YPG, që është zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, përpiqen të arratisen nga Afrini.

Në Afrin, ky vazhdon operacioni ‘Dega e Ullirit’ dy të ashtuquajtur liderë të organizatës terroriste në këtë qytet u përpoqën të arratisen.

Sipas informacioneve të marra nga Agjencia Turle e Lajmeve Anadolli (AA) nga burime të besueshme në Afrin një prej të ashtuquajturve lideri të këtij rrethi, Said Ismet Gubar është larguar nga Afrini.

Gubar pasi u arratis kaloi në Nubul që duket se është në kontrollin e regjimit të Beshar Esadit, por që në të vërtetë ndodhet nën pushtimin e grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani.

Organizata terroriste për të marrë mbrapsht Guvarin vazhdon negociatat me grupet e mbështetura nga Irani.

Një tjetër i arratisur ishte edhe i ashtuquajtur udhëheqës në Afrin, Hasan Bayram.

Bayram u përpoq të arratiset nga porta Ziyare që lidh Afrinin me rajonin e regjimit por u kap nga elementet e YPG/PKK.

Mësohet se Bayram, arratisja e të cilit dështoi, ishte munduar të merrte me vete edhe sasi të konsiderueshme parash.

Nga ana tjetër, organizata terroriste po hyn në rrethim të operacionit “Dega e Ullirit” dhe shumë udhëheqës që kishin kaluar në kuadron e Afrinit nga kodra e Malit Kandil në Irak, janë larguar nga qendra e qytetit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne