Opinion

Terroristët e Izraelit: Helmetat e Bardha marrin një çmim

nga Philip Giraldi.

Gjithnjë e më shumë, grupet dhe madje edhe qeveritë e huaja kanë kënaqur dëshirat e Izraelit dhe mbështetësve të tij në Shtetet e Bashkuara sepse kanë kuptuar se suksesi i tyre me Uashingtonin varet nga përkrahja e hebrenjve.

Javën e kaluar, Raed Saleh, drejtuesi i të ashtuquajturave Helmetat e Bardha, të quajtura ndryshe edhe si Mbrojtja Civile Siriane, një grup i lidhur me terrorizmin, ishte në Shtetet e Bashkuara për të “marrë çmimin Elie Wiesel nga Muzeu Memorial i Holokaustit për punën e organizatës së tij në Siri.” Po ashtu ai ndaloi aty për të marrë një çek prej 5 milionë dollarësh si mirësjellje e qeverisë amerikane për astistencën e ofruar ndaj të plagosurve dhe për ndihmën e ofruar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Gjatë vizitës së tij, Saleh u intervistua nga Radioja Kombëtare Publike, e cila ndër të tjera përshkroi se si helmetat dy vjet më parë kishin qenë edhe subjekt i një dokumentari që fitoi cmimin Oskar. Dokumentari kishte kapur shumë imazhe të tyre, ku tregoheshin as si i nxirrnin nga rrënojat, sirianët e lënduar dhe të plurosur dhe se si i tranpostonin.

Saleh pohoi se fitorja e pretenduar e regjimit sirian për luftën që ende nuk ka përfunduar është një iluzion i Presidentii Bashar al-Assad në një vend të shkatërruar. Megjithatë, raportimet nga brenda Sirisë tregojnë se rikthimi i qeverisë në zonat e kontrolluara më parë nga terroristët është mirëpritur nga banorët, ndërsa refugjatët tani mezi presin që të kthehen në shtëpi. Saleh gjithashtu pohoi duke mashtruar se organizata e tij i ka “ofruar shërbim dhe mbështetje të gjithë sirianëve. Tani, pas gjashtë vitesh lufte, ne kemi shpëtuar më shumë se 116,000 njerëz nga rrënojat. Ne nuk e kemi pyetur asnjë nga këta 116,000 njerëz se kujt i përkisnin? A janë kurdë? A është ai i krishterë? A është ai musliman? A është ai me Asadin? A është ai kundër Asadit? A është ai me kurdët? A është ai kundër kurdëve? Kurrë nuk i kemi bërë këto lloj pyetjesh.”

Megjithatë Salehu, grupi i të cilit ka vepruar vetëm në zonat e kontrolluara nga terroristët, nuk mund ti bazohet narratives së tij me bindje të plotë. Ai menjëherë e braktisi retorikën e tij pothuajse humanitare dhe jo partiake, kur u pyet për mënyrën se si e sheh konfliktin sirian në zhvillim. Ai tha:

“Ne nuk e quajmë këtë një luftë civile, por e quajmë atë një revolucion kundër një diktature … revolucioni ende vazhdon. Nuk kemi humbur.”

Ata që janë të panjohur me helmetat e bardha duhet të kuptojnë se grupi është vlerësuar nga ata që e urrejnë qeverinë e presidentit Bashar al-Assad dhe e duan atë të rrëzuar. Këtu përfshihen Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Arabia Saudite dhe Emiratet. Helmetat e Bardha kanë luajtur një rol drejtues në fushatën propaganduese që kërkon të nxisë dhunën apo që përdor informacione të rreme për ta përshkruar qeverinë e Damaskut si fajtorë për vrasjen e qytetarëve të vet. Propaganda ka për qëllim të terrorizojë popullsinë civile, e cila është pjesë e përkufizimit të terrorizmit.

Mbulimi mediatik i njëanshëm i grupit ka ardhur kryesisht nga dokumentari Helmetat e Bardha, i cili u prodhua nga vetë grupi dhe tregon një tregim shumë bindës që promovon “historinë e heronjve të jetës reale dhe shpresës së tyre të pamundur”. Është një pjesë shumë mbresëlënëse e propagandës, sa që ka fituar edhe shumë çmime të shumta duke përfshirë çmimin Oscar për Dokumentarin më të mirë të shkurtër dy vjet më parë. Madje vetë Helmetat e Bardha u nominuan edhe për Çmimin Nobel të Paqes. Megjithatë, është i pamohueshëm fakti se dokumentari ka ndihmuar në formësimin e të kuptuarit të publikut për atë që po ndodh në Siri, duke e përshkruar qeverinë e Damaskut në terma krejtësisht negativë.

Nëntë muaj më parë kur ushtria siriane mbylli filialin e fundit të Helmetave të Bardha që ende operonte në vend, qeveria izraelite, e asistuar nga Shtetet e Bashkuara, organizoi një evakuim “humanitar” emergjent të anëtarëve të grupit dhe familjeve të tyre në Izrael dhe më pas në Jordani. Kjo u përshkrua në një artikull të BBC-së që tregonte:

“IDF tha se kishte ‘përfunduar një përpjekje humanitare për të shpëtuar anëtarët e një organizate civile siriane dhe familjet e tyre’ dhe tha se jetët e tyre gjendeshin të ‘kërcënuara’. Transferimi i sirianëve të zhvendosur përmes Izraelit ishte një gjest humanitar i jashtëzakonshëm. Edhe pse Izraeli nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e Sirisë, të dy vendet kanë qenë në gjendje lufte për dekada të tëra. Pavarësisht ndërhyrjes, IDF tha se “Izraeli vazhdon të mbajë një politikë jo ndërhyrëse në lidhje me konfliktin sirian.”

Të gjitha pohimet izraelite janë të pakuptimta, duke përfshirë “humanitarizmin” dhe “mosndërhyrjen” në luftën e Sirisë, të cilin e ka bombarduar pothuajse çdo ditë. Skenat e redaktuara me kujdes mbi heroizmin e tyre në mesin e zjarrit të luftës janë publikuar në mbarë botën por ato fshehin marrëdhënien e Helmetave të Bardha me grupin al-Kaeda dhe grupin Jabhat al-Nusran si dhe pjesëmarrjen e tij në torturimin dhe ekzekutimin e kundërshtarëve “rebelë”. Në të vërtetë, Helmetat e Bardha kanë operuar vetëm në territorin e kontrolluar nga terroristët, gjë që u ka mundësuar atyre të formojnë narrativën në lidhje me atë se kush janë dhe çfarë po ndodh në terren.

Helmetat e Bardha ishin mësuar të udhëtonin në vendet e bombardimeve me ekipet e tyre të filmit që vinin pas tyre. Nëpër terren, duke mos pasur vëzhgues të pavarur, ata kanë qenë në gjendje ti rregullojnë dhe madje ti bëjnë filmimet në përputhje me narrativën e tyre të përzgjedhur. Shfrytëzimi i tyre prej mediave perëndimore, në fakt ka treguar se ata ishin “burimi kryesor” i lajmeve të dëshmitarëve okularë lidhur me atë që po ndodhte në ato pjesë të Sirisë, ku gazetarët evropianë dhe amerikanë kishin mjaft frikë të shkonin. Dhe e gjitha ishte pjesë e përpjekjeve të suksesshme të rebelëve për të prodhuar lajme të rreme që e përshkruanin qeverinë e Damaskut si të angazhuar në krimet e luftës kundër civilëve, një përpjekje që ka çuar në disa sulme të ushtrisë amerikane kundër forcave qeveritare dhe objektivave të tyre. Kjo është pikërisht propaganda që është mbështetur nga Tel Avivi dhe Uashingtoni.

Ndoshta akuza më e rëndë kundër Helmetëve të Bardha konsiston në dëshmi se ata kanë marrë pjesë aktive në mizori të ndryshme, në torturat dhe vrasjet e kryera nga ushtarët e al-Nusras. Ka pasur fotografi të shumta të Helmetave të Bardha ku tregohet se si kanë bashkëpunuar drejtpërsëdrejti me terroristët e armatosur dhe gjithashtu tregohet se si kanë festuar mbi trupat e viktimave të ekzekutuara dhe mbi ushtarët e vrarë irakianë. Grupet xhihadiste në fakt i konsiderojnë Helmetat e Bardha si shokë “muxhahidinë” dhe “ushtarë të revolucionit”.

Për ata që janë të interesuar për detaje të mëtejshme, aktivitetet e Helmetave të Bardha janë ekspozuar plotësisht nga Maxim Grigoriev i Fondacionit Rus për Studimin e Demokracisë. Grigoriev i prezantoi gjetjet e tij në një takim të veçantë të Kombeve të Bashkuara pak para Krishtlindjeve 2018. Në videon e përgatitur përfshihen intervista me dëshmitarë aktualë që dëshmojnë për krimet e Helmetave të Bardha dhe pjesëmarrjen e tyre në sulmet kimike që i janë veshur qeverisë siriane.

Pra, Raed Saleh ishte në Uashington për të marrë çmimin dhe çekun e tij prej miliona dollarësh në krye të dhjetëra milionave që organizata e tij tashmë ka marrë nga Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë. Ai gjithashtu u takua me një numër kongresmenësh që mbështesin iniciativat e tij dhe u vlerësua edhe nga senatori i Komisionit të Senatit për Marëdhëniet me Jashtë, pro izreliti i New Jersit, Robert Menendez, i cili theksoi se “grupi prej rreth 3,000 vullnetarësh i Salehit kishte ‘shpëtuar pothuajse 100,000 jetë njerezish” dhe kishte bërë “punë të guximshme në terren në Siri në një kohë që gjendej edhe nën shënjestrimin e Rusisë”. Po, Russiagate është gjallë dhe mirë.

Ekziston edhe një ironi e konsiderueshme për faktin se Muzeu Kombëtar i Holokaustit, i financuar nga taksapaguesit, i ka dhënë një çmim, me sa duket prestigjioz, një grupi terrorist, gjë që mund të ishte zbuluar edhe me kontrollin e një fakti fare të vogël. Muzeu mund të ketë qenë i ndjeshëm gjithashtu edhe ndaj asaj se si Helmetat e Bardha janë përdorur në mbështetje të propagandës izraelite përballë Sirisë. Mbase, ndërsa ata janë atje, bordi i muzeut thjesht mund të dëshirojë të kontrollojë Elie Wiesel-in, sipas të cilit është emëruar çimi. Wiesel, i cili ishte një kronist i viktimizimit të hebrenjve, ndërkohë që ka refuzuar vazhdimisht të pranojë atë që Izraeli po bën ndaj palestinezëve, ka përzier faktet me trillimet në shkrimin e tij bestsellër ‘Night” që flet mbi Holokaustin. Ironikisht, çmimi dhe marrësi i tij përputhen mirë në këtë rast, pasi përzierja e fakteve dhe trillimeve është pjesë përbërëse si e Elie Wiesel-it ashtu edhe e Helmetave të Bardha./globalresearch/Gazeta Impakt

OPINIONE