Terroristët luftojnë me njëri-tjetrin në rrethinën e Damaskut

Në vazhdim të shtimit të mosmarrëveshjeve brenda grupeve terroriste në Siri, përleshjet mes grupeve terroriste takfiriste të quajtur “Xhejshul-Islam” dhe Fronti Nusra kanë rifilluar në përmasa të gjera në rajonin Ghuta Lindore të Damaskut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se para kësaj gjatë luftimeve të dy grupeve terroriste Fronti Nusra dhe Filek Al-Rrahman me grupin terrorist “Xhejshul-Islam”, janë vrarë të paktën 100 persona. Grupi terrorist Xhejshul-Islam ka deklaruar se arsye e rifillimit të luftimeve me grupin terrorist Fronti Nusra janë sulmet e vazhdueshme të këtij grupi kundër pozicioneve të grupit Xhejshul-Islam. Burimet informative të afërta me terroristët, kanë thënë se grupi terrorist Xhejshul-Islam gjatë luftimeve gati njëjavore me Frontin Nusra nuk ka arritur kurrfarë suksesi dhe këto luftime vetëm kanë shkaktuar vrasje nga të dy palët./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne